Imam Muhamed
Sytari
Myfti i Zonёs Shkodёr
Ramazani, muaji
i pёrkushtimit dhe adhurimeve tё
sinqerta, ishte bёrё gati tё udhёtonte
drejt hapёsirave ndёrmjetёsuese me Zotin
e gjithёsisё, kur ca pikla shiu morёn tё
gjallёronin tokёn nё kёtё prag-feste...
U bёnё shoqёrueset e tij drejt
stacioneve tё bardhёsisё, nё sixhilet e
kohёs, nё gjirin e sё cilёs ruhet çdo
gjё qё mё pas do tё kthehet nё dёshmitar...
Dёshmitar i kohёs, i jetёs, i sё ardhmes
sё pёrjetshme...
Nga dritarja e dhomёs sё librave, zhurma
relaksuese e shiut tё imёt qё bie nga
lart, mё merr me vete nё krahёt e
historisё drejt njё vendi e njё kohe,
ndryshe nga ky vend e kjo kohё... Aty
ёshtё babai i dytё i njerёzimit, Hz.
Nuhi... Asokohe, ai i ftonte njerёzit e
hutuar drejt besimit dhe udhёzimit
hyjnor. Libri, dёshmon pёr tё: “Ai tha:
O populli im, unë jam i dërguar te ju,
jam i qartë. Adhurojeni All-llahun, kini
frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni!”[1].
Por, ata nuk e dёgjuan dhe nuk iu
bindёn... Sa mjerё pёr ta! E hidhёruan
tё dёrguarin e Tё Vetmit Fuqiplotё, saqё
i dёshpёruar iu drejtua Zotit tё tij: “O
Zoti im, unë e thirra popullin tim natën
e ditën. Por thirrja ime vetëm ua shtoi
ikjen... Unë u thashë: “Kërkoni falje
Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai
ju lëshon nga qielli shi me bollëk...”[2]!
U bёnte thirrje pёr t’u kthyer nga
besimi dhe drita e teuhidit, u tregonte
rrugёt e istigfarit si fenerё ndriçues
pёr udhёtarёt, por ata... nuk kuptonin
se frutet e istigfarit tё sinqertё janё
tё shumta e tё pakufijshme. Ato janё
argumente tё natyrshme tё pranimit dhe
pёlqimit hyjnor. Nё mes tyre ёshtё edhe
“shiu i bollshёm”, tamam si ai qё ra
natёn e Fitёr Bajramit, teksa njerёzit
bёheshin gati pёr t’u zgjuar pёr namazin
e sabahut dhe ceremoninё e Bajramit...
Shiu qё ra, sikur e vulosi me “pёlqim e
pranim” adhurimin e njё muaji tё tёrё,
qё tashmё u kthye nё “kohё tё shkuar”.
Ramazani shkoi dhe hёna e re e muajit
Shevval solli me vete edhe reshjet e
para tё begatisё e gjallёrisё...
Ora 5 e 50 minuta. Ikameti fton
besimtarёt tё bёhen gati pёr namazin e
sabahut, tё cilin e falim sё bashku nёn
drejtimin e imamit tё xhamisё. Momenti i
ikametit i pёrngjet lajmёrimit pёr t’u
pёrgatitur pёr njё garё, ku tё gjithё
rreshtohen me vёshtrimet e tyre drejt
njё finishi, para tё cilit tё gjithё
mbёrrijnё fitimtarё... Nё fund, atyre
nuk u matet koha dhe shpejtёsia, por
cilёsia dhe sinqeriteti i drejtimit...
Ora 6 e mёngjesit. Nga foltorja e
xhamisё, njerёzit mё shfaqen tё
ndryshёm. Ka prej tyre qё vёshtrojnё
drejt meje dhe presin fillimin e dersit
tё Fitёr Bajramit. Disa tё tjerё, akoma
luten nё pёrshpirtёsinё e kёsaj dite.
Diku mё tej, ata qё kanё ardhur me
vonesё, marrin tё falen me tё shpejtё
pёr tё zёnё kohёn e sabahut qё tashmё
afrohet minutё pas minute me kohёn e
namazit tё Bajramit. Duket se edhe vetё
minutat, mezi presin tё kalojnё
njёra-tjetrёn pёr t’i lёnё vendin
momenteve tё Fitrit...
Nga pozita e vaizit u uroj pёrzemёrsisht
kёtё ditё feste. Dhe ndalem pak.
Arsyetoj. Dje, nё kёtё kohё e kishim
haram ushqimin, pijen. Sot, nё tё
njёjtёn kohё, e kemi haram agjёrimin!
Subhanall-llah! Dhe, duke respektuar
vullnetin hyjnor tё kёtij arsyetimi, me
gotёn e ujit nё dorё, duke dёshmuar
fitrin, u them me gojёn plot: “Gёzuar
Fitёr Bajramin”!
Minutat kalojnё dhe xhamia sa vjen e
mbushet, saqё nё njё moment, ca tё rinj
qё kanё ardhur pak mё vonё se tё tjerёt,
janё tё detyruar tё qёndrojnё jashtё, te
pragu i derёs... Shkodra sot ka festё,
ka Bajram. Shkodranёt vrapojnё drejt
xhamive pёr t’u falur, pёr t’u lutur,
pёr tё dёgjuar kёshillat fetare tё kёsaj
dite, pёr t’u pёrshёndetur me njёri-tjetrin,
pёr tё marrё bekimet e xhamisё, ato tё
Ramazanit qё sapo shkoi dhe, natyrshёm,
ato tё kёsaj feste qё vjen njё herё nё
çdo vit, me bekimet dhe mirёsitё e saj...
Ora 6 e 50. Ёshtё koha tё largohem nga
xhamia e qendrёs sё qytetit, drejt
xhamisё sё Parrucёs. Aty do tё
zhvillohet ceremonia zyrtare e kёsaj
dite. Pas pak minutash do tё falet
namazi i Fitrit. Pas pak minutash, nga
njё tjetёr foltore do tё pёrcjell urimet
dhe lutjet e kёsaj dite festive para
atyre qindra besimtarё e besimtare qё
kanё dalё nga shtёpitё e tyre drejt shtёpive
tё All-llahut, pёr tё kёrkuar pёlqimin
dhe dashurinё e Tij...
Nё hyrje tё xhamisё sё Parrucёs, hapёsirat
pёr tё lёvizur janё tё vogla. Ёshtё
mbushur plot tё rinj besimtarё. Ka edhe
prej atyre qё asnjёherё nuk ia kanё
kthyer shpinёn xhamisё sё rinisё sё tyre.
E kanё simbol tё shenjtё tё besimit e tё
fesё xhaminё e Parrucёs. Nuk e lёnё
vetёm asnjёherё xhaminё e tyre, besnikёt
e vjetёr tё saj...
Nga kursija e dersit, imami i xhamisё i
lajmёron tё pranishmit pёr afrimin e
kohёs sё namazit me shumё tekbire. U
shpjegon mёnyrёn se si falet ai dhe merr
tё zbresё...
“All-llahu ekber”... Teksa drejtoj
faljen e kёtij bajrami, aty, nё mihrabin
e xhamisё sё Parrucёs, para syve tё mi,
si nё njё shirit tё nurtё, shfaqen
momentet mё tё bukura e plot emocion tё
kaluara nё muajin e Kur’anit. Sa tё
shumta janё..! Mё shfaqet drita e
Ramazanit, qё tashmё ёshtё larguar nga
ne. Sё bashku me tё, mblidhen nё njё
pikё tё vetme krejt angazhimet e
sinqerta tё çdo dite prej ditёve tё tij
dhe... pёr njё moment, mihrabi i xhamisё
sё Parrucёs bёhet dritё si drita e
bardhё me tё cilёn na rrethoi ai, muaji
i feksimeve hyjnore...
I shoqёruar nga tekbiret, qё mbushin
atmosferёn gjithandej, ngjitem nё
shkallёt e minberit tё gurtё tё xhamisё
me histori hoxhallarёsh tё vjetёr
shkodranё...
Mesazhet e Fitёr Bajramit pёrveçse
udhёzojnё besimtarёt, hapin para syve tё
tyre edhe dritare tё reja, nga tё cilat
u mundёsohet tё vёshtrojnё pёrtej
realiteteve ku jetojnё. Na japin
mundёsinё tё ndryshojmё diçka, secili nё
jetёn e tij! Na mundёsojnё tё rinovojmё
besёn me Zotin e gjithёsisё dhe tё
ruajmё identitetin tonё fetar, qё qёndron
mbi çdo gjё tjetёr nё kёtё botё! Na
mundёsojmё tё shohim veten nё pasqyrёn e
besimit, afrimit me Mёshiruesin dhe..,
tё ndalim hapat e hutuar nё rrugёtimet e
kёsaj bote tё pёrkohshme...
Ёshtё Fitёr Bajram! Njerёzit festojnё.
Natyrshёm, secili prej nesh ka marrё
diçka tё tё pazёvendёsueshme nga muaji i
mrekullive dhe ngjarjeve tё mёdha.
Secili prej nesh shpreson se Ramazani qё
sapo shkoi, do tё jetё njё ndёrmjetёsues
i rёndёsishёm nё ditёn kur, asgjё pёrveç
punёve tё mira, nuk do tё vlejё... dhe
natyrshёm gёzohet nё ditёn e festёs sё
Fitrit...
Gёzuar dhe pёr shumё mot, Fitёr Bajramin!
Shkodёr, mё 9 shtator
2010
Dita e parё e Fitёr Bajramit
[1] Kur’ani, Nuh, 2-3.
[2] Kur’ani, Nuh,
5-6 dhe 11.
|
|
|