Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditёn e sё mёrkures, mё 8 shtator 2010, Myftinia Shkodёr ka bёrё shpёrndarjen e disa pakove me ndihma pёr 40 familjet e policёve tё rёnё nё detyrё, nё vitet e demokracisё. Ky aktivitet ёshtё zhvilluar nё kuadёr tё bashkёpunimit tё Myftinisё Shkodёr me drejtorinё e policisё sё Qarkut Shkodёr.
           
Me kёtё rast, pas njё vizite tё bёrё nё institucionin e Myftinisё nga ana e drejtuesve tё policisё sё Qarkut Shkodёr, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari nё shoqёri tё drejtuesve tё policisё kanё bёrё shpёrndarjen e kёtyre ndihmave nё oborrin e xhamisё sё Parrucёs.
           
Nё njё prononcim pёr mediat, Myftiu i Shkodrёs ka shprehur respektin dhe nderimin pёr dёshmorёt e kombit dhe ka theksuar se ёshtё detyrё e tё gjithёve interesimi pёr kёta familje dhe fёmijёt e tyre.           

Ndёrkohё, pёrfaqёsuesi i policisё Shkodёr, z. Sulejman Boriçi, ka falёnderuar Myftininё Shkodёr pёr kёtё iniciativё dhe ka uruar me kёtё rast edhe Fitёr Bajramin.

 

Myftinia Shkodёr ndihmon familjet e policёve tё rёnё nё detyrё-8 shtator 2010

Myftinia Shkodёr ndihmon familjet e policёve tё rёnё nё detyrё-8 shtator 2010

Myftinia Shkodёr ndihmon familjet e policёve tё rёnё nё detyrё-8 shtator 2010