Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Tё dashur vёllezёr dhe motra muslimanё,       

Bashkёqytetarёt e mi,          

Na erdhi dita e begatё e Fitёr Bajramit, pas njё muaji tё mbushur me pёrkushtim dhe sakrificё nё rrugёn e lartёsimit nё shkallёt mё tё larta tё besimit dhe dashurisё pёr Zotin e gjithёsisё dhe mёsimet e Tij.
               
Sot, tё gjithё ne bёhemi gati pёr tё nisur njё jetё tё re, tё mbushur me pёrkushtim dhe pёrpjekje pёr tё ndёrtuar nё shoqёrinё tonё, pёr shoqёrinё tonё.
               
Sot, tё gjithё ne, me besёlidhjen e rinovuar para duarve tё Zotit, bёhemi gati pёr tё rinisur angazhimet e sinqerta nё shёrbim tё vetes, shoqёrisё, atdheut tonё tё dashur.
               
Dita e Fitёr Bajramit, po vjen si njё ditё lumturuese, qё pёrveç se njё festё legjitime, ёshtё edhe njё sinjal hyjnor pёr tё shkrirё secili nё fushёn e tij, aftёsitё mё tё mira pёr tё kontribuar mё shumё pёr Shqipёrinё tonё tё dashur, pёr harmoninё dhe vёllazёrinё nё mes njerёzve, pёr afrimin dhe mbёshtetjen nё raste vёshtirёsie, pёr solidarizimin me njerёzit nё nevojё, tё sёmurёt, bonjakёt, shtresat e varfёra tё kёsaj shoqёrie.
               
Sot, nё prag tё ngjarjeve tё mёdha historike me tё cilat po rrugёton drejt qytetёrimeve dhe hapёsirave tё reja integruese vendi ynё i dashur, ёshtё momenti qё secili prej nesh tё pёrpiqet pёr tё dhёnё mё tё mirёn e vetes sё tij nё shoqёri. Ёshtё momenti qё shqiptarёt, me besimin nё Zotin dhe vullnetin e duhur, tё bёjnё pёrpara pёr tё qenё nё krah tё shoqёrive mё tё pёrparuara e tё civilizuara, qё me besimin nё Zotin Njё ecin pёrpara, tё sigurta e krenare!
               
All-llahut tё Plotfuqishёm i lutem tё na mbulojё me mёshirёn e Tij tё pakufishme, ta begatojё shoqёrinё shqiptare, ta bekojё tokёn tonё, tё na ndihmojё nё rrugёtimet tona tё reja nё kёtё botё dhe tё na pёrfshijё mё bujarinё dhe butёsinё e Tij nё jetёn e pёrtejme.
               
Gёzuar dhe pёr shumё vjet Fitёr Bajramin!

Imam Muhamed Sytari

Myfti i Zonёs Shkodёr