Ditёn e martё, mё 7
shtator 2010, Myftiu i Shkodrёs, i shoqёruar
edhe nga kryebashkiaku i Shkodrёs, z.
Lorenc Luka, ka zhvilluar njё aktivitet
pёr mbjelljen e dhjetё pemёve tё reja nё
ambientet e lulishtes sё shatёrvanit,
pranё xhamisё sё Parrucёs. Aktiviteti nё
fjalё ёshtё pjesё e bashkёpunimit dypalёsh
nё kёtё drejtim.
Nё fjalёn e tij para mediave,
kryebashkiaku i Shkodrёs, pasi ka falёnderuar
Myftininё e Shkodrёs pёr kёtё aktivitet
qё i shёrben qytetit dhe qytetarёve, ka
bёrё thirrje edhe pёr vazhdimёsinё e kёsaj
fryme qytetёruese edhe nga individё dhe
grupe biznesi, nё shёrbim tё ruajtjes sё
ambientit dhe pasurimit tё tij me sa mё
shumё gjelbёrim.
Ndёrkohё, Myftiu i Shkodrёs, ka theksuar
se nё tekstet fetare islame bёhet
thirrje pёr ruajtjen e ambientit, gjelbёrimit,
higjienёs e pastёrtisё. “Ruajeni tokёn
pasi ajo ёshtё nёna juaj”, ka qenё njё
ndёr hadithet profetike, me tё cilat ai
ka bёrё thirrje pёr mё shumё vёmendje
ndaj mjedisit ku jetojmё, tokёs dhe
gjelbёrimit.
Ky aktivitet ёshtё i pari nё llojin e
tij, i ndёrmarrё kёtё vit nga Myftinia
Shkodёr me rastin e muajit tё
madhёrueshёm tё Ramazanit.
M.Hoxha
|
|
|