Ditёn e hёnё, mё 6
shtator 2010, nё ambientet e rezidencёs
qeveritare, “Vila 31”, kryeministri i
Shqipёrisё, z. Sali Berisha, ka shtruar
njё iftar me rastin e muajit tё begatё
tё Ramazanit.
Nё kёtё iftar janё ftuar pёrfaqёsuesit
mё tё lartё fesё islame nё Shqipёri,
Kosovё e Maqedoni, kryetari i
Komunitetit Musliman tё Shqipёrisё, H.
Selim Muça, kryetari i Bashkёsisё Islame
tё Kosovёs, Mr. Naim Tёrnava, kryetari i
Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё,
H. Sulejman Rexhepi, myftilerё dhe
imamё, pёrfaqёsues tё komuniteteve
fetare, drejtuesi i tarikatit Bektashi,
H. Reshat Bardhi, drejtues tё
instituteve islame, shoqatave islame etj.
Nё fjalёn e tij tё hapjes, Hirёsia e Tij,
H. Selim Muça, pasi ka falёnderuar
kryeministrin pёr kёtё sofёr tё begatё
dhe mesazhet qё ajo pёrmban nё vetёvete,
ka theksuar se iniciativa tё tilla
nxisin respektin ndaj besimit dhe
besimtarёve dhe shёrbejnё pёr tё forcuar
urat e komunikimit nё shoqёri.
Nё kёtё iftar tё pёrzemёrt e vёllazёror,
kryeministri Berisha, ka vёnё theksin te
vlerat e besimit ndёr shqiptarё dhe ka
vlerёsuar kontributin e çmuar tё prijёsve
muslimanё nё konsolidimin e mёtejshёm tё
frym��s sё harmonisё dhe vёllazёrisё nё
vend. Ai ka falёnderuar tё pranishmit
pёr angazhimin pёr tё pёrçuar mёsimet e
pastra tё fesё tek individёt e shoqёrisё
shqiptare. Njёkohёsisht, ai ka uruar
besimtarёt muslimanё edhe pёr festёn e
Fitёr Bajramit.
Gjatё kёtij iftari, Myftiu i Shkodrёs
Imam Muhamed Sytari, i ka dhuruar
kryeministrit Sali Berisha njё simbolikё
tё besimit nё qytetin e Shkodrёs, duke e
garantuar se nga minaret e xhamive tё
Shkodrёs, çdo ditё dёgjohet ezani i
harmonisё e vёllazёrisё pёr mbarё
njerёzinё.
Nё pёrfundim tё kёtij iftari, tё
pranishmit janё takuar dhe kanё shkёmbyer
pёrshёndetjet e rastit me kryeministrin
e vendit, z. Sali Berisha.
V.Mehmeti
|
|
|
|