Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditёn e sё dielёs, mё 5 shtator 2010, nё ambientet e xhamisё sё Parrucёs ёshtё zhvilluar ceremonia e pёrfundimit tё kёndimit tё Hatmes Sherife tё Kur’anit Famёlartё. Me qindra besimtarё e besimtare ishin mbledhur pёr tё marrё pjesё nё kёtё aktivitet tё veçantё tё kёtij muaji.

Pas faljes sё namazit tё iqindisё me xhemat, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka mbajtur njё vasё mbi vlerat dhe dobitё e Natёs sё Kadrit. Gjatё saj, ai ka komentuar ajetet e para tё sures “El-Kadr”, duke u pёrqendruar tё thёniet e shumta dhe ndodhitё qё lidhen me sekretet e kёsaj sureje tё madhnueshme.

Pas pёrfundimit tё vasit tё mbajtur nga Myftiu, ёshtё kёnduar pjesa e mbetur nga xhyzi i fundit i Kur’anit. Nё kёtё kёndim kanё marrё pjesё hafizёt e ardhur nga Turqia, Myftiu i Nderit i Shkodrёs H. Faik Hoxha, teologё dhe imamё tё tjerё tё pranishёm nё krah tё tij.

Ndёrkohё, duaja e hatmes ёshtё bёrё nga Myftiu Imam Muhamed Sytari. Ajo ёshtё shoqёruar me emocione tё shumta si dhe ёshtё mbyllur me kёndimin e salavateve me xhemat.Nё fund tё kёtij aktiviteti, imami i xhamisё Parrucё, teologu Naim Drijaj ka falёnderuar nё emёr tё Myftinisё Shkodёr kontributin e çmuar tё hafizёve tё ardhur nga Turqia pёr tё shёrbyer nё qytetin e Shkodrёs gjatё kёtij muaji tё begatё.

 

Hatmeja e Kur’anit nё xhaminё e Parrucёs - 5 shtator 2010

Hatmeja e Kur’anit nё xhaminё e Parrucёs - 5 shtator 2010

Hatmeja e Kur’anit nё xhaminё e Parrucёs - 5 shtator 2010

Hatmeja e Kur’anit nё xhaminё e Parrucёs - 5 shtator 2010