Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditёn e sё dielёs, mё 5 shtator 2010, Myftinia Shkodёr ka organizuar njё aktivitet fetar-shkencor me rastin e pёrkujtimit tё Natёs sё Kadrit. Nё kёtё aktivitet kanё referuar teologё dhe studiues, tё cilёt kanё nxjerrё nё pah vlerat dhe madhёshtinё e kёsaj nate tё begatё.
           
Nё fjalёn e hapjes, Myftiu i Shkodrёs  Imam Muhamed Sytari ka theksuar se ёshtё e domosdoshme sot tё vlerёsojmё mesazhet hyjnore qё na vijnё nёpёrmjet Kur’anit Famёlartё.

“Duhet tё mos harrojmё se 1400 vjetori i zbritjes sё Kur’anit ёshtё njё vit jubilar qё duhet tё zgjojё secilin prej nesh, aq mё tepёr sot, kur intrigat dhe sprovat ndaj besimit dhe fesё islame, janё shtuar e bёrё tё larmishme”- ka theksuar Myftiu.
           
Nё vijim tё kёtij aktiviteti, kanё referuar teologёt Artur Tagani, Admir Temja dhe Altin Loshi, tё cilёt kanё sjellur para tё pranishёmve tё shumtё, argumente tё bollshme qё spikasin veçoritё e Kur’anit, madhёshtinё e tij, forcёn argumentuese dhe udhёzuese drejt rrugёve tё besimit dhe njёsimit tё Zotit tё gjithёsisё.
           
Nё pёrfundim tё referateve, qё janё ndjekur me shumё vёmendje, ёshtё transmetuar edhe dokumentari kushtuar pёrkthimit tё Kur’anit Famёlartё nё gjuhёn shqipe.

M.Hoxha

 

Nata e Kadrit - 5 shtator 2010

Nata e Kadrit - 5 shtator 2010

Nata e Kadrit - 5 shtator 2010

Nata e Kadrit - 5 shtator 2010

Nata e Kadrit - 5 shtator 2010