Ditёn e shtunё, mё 4
shtator 2010, Myftinia Shkodёr ka
organizuar njё iftar nё mjediset e Grand
Hotel Europa, nё prag tё Natёs sё Kadrit.
Nё kёtё sofёr tё begatё ka marrё pjesё
edhe kryetari i Komunitetit Mysliman tё
Shqipёrisё, H. Selim Muça, Myftiu i
Nderit i Shkodrёs, H. Faik Hoxha, Myftiu
i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, prefekti
i Shkodrёs, z. Maxhid Cungu, kryetari i
Bashkisё Shkodёr, z. Lorenc Luka e shumё
personalitete tё politikёs, biznesit,
shkrimtarё, mjekё, studiues e
intelektualё tё qytetit. Nё kёtё iftar
tё pranishёm kanё qenё edhe myftilerёt e
Hasit, Tropojёs, Lezhёs dhe Malёsisё sё
Madhe.
Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse, Myftiu i
Shkodrёs, Imam Muhamed Sytari ka vlòerёsuar
rёndёsinё e kёtij tubimi dhe kёsaj sofre
tё begatё, nё t�� cilёn njerёzit mblidhen
si tё barabartё para Zotit, mё tё dashur
me njёri-tjetrin, mё tё afёrt e mё tё
ndjeshёm. Ai ka falёnderuar edhe mbёshtetjen
e pronarit tё Grand Hotel Europa, z.
Agron Çela, i cili ka sponsorizuar kёtё
sofёr tё begatё tё kёsaj nate Ramazani.
Mё pas, tё pranishmit kanё kaluar njё
mbrёmje tё kёndshme, nё harmoni me
shpirtin e kёsaj sofre dhe mirёsive tё
pakufishme tё Ramazanit.
Nё pёrfundim tё kёtij iftari, kryetari i
Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё, H.
Selim Muça, ka bёrё duanё e rastit dhe
ka falёnderuar organizatorёt si dhe
sponsorizuesin e kёsaj sofre vёllazёrore.
|
|
|
|
|