Pasditёn e sё
shtunёs, mё 4 shtator 2010, kryetari i
Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё, H.
Selim Muça, ka vizituar Myftininё e
Shkodrёs, ku ёshtё pritur nga Myftiu
Imam Muhamed Sytari.
Gjatё kёsaj vizite, Myfti i Shkodrёs e
ka informuar kryetarin e K. M. Sh., pёr
arritjet dhe aktivitetet e Myftinisё
Shkodёr nё muajin Ramazan, si dhe ka kёrkuar
prej Hirёsisё sё Tij mbёshtetje nё punёn
nё vijim nё shёrbim tё komunitetit
musliman nё zonёn e Shkodrёs.
Nga ana e tij, kryetari i K. M. Sh., H.
Selim Muça, ka shprehur gёzimin e tij
pёr kёtё vizitё dhe ёshtё lutur pёr
mbarёsinё e Myftinisё Shkodёr dhe
aktivitetin e saj.
Gjatё takimit, Myftiu Imam Muhamed
Sytari i ka dhuruar kryetarit tё
Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё njё
tabllo me disa simbole islame tё qytetit
tё Shkodrёs, nё kujtim dhe respekt tё kёsaj
vizite nё Myftininё e Shkodrёs.
Gjatё kёsaj vizite, H. Selim Muça shoqёrohej
nga disa anёtarё tё kryesisё sё
Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё.
|
|
|