Ditёn e xhuma, mё 3
shtator 2010, teleshikuesit kanё patur
mundёsi tё ndjekin bisedёn fetare nё
studion e Tv1 Channel tё Myftiut tё
Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, nё serinё
e fundit tё ciklit tё emisioneve “Ramazani
midis nesh”, organizuar nga Myftinia
Shkodёr nё ditёt e Ramazanit 1431/2010.
Emisioni i ideuar dhe drejtuar nga
teologu Arben Halluni ka nisur ditёn e
parё tё kёtij Ramazani, mё 11 gusht
2010, ku i ftuar nё studio ka qenё
Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari.
Ky cikёl emisionesh ka vazhduar tё
transmetohet tre herё nё javё, tё
mёrkurёn, tё xhumanё dhe tё dielёn. Nga
njё orё para iftarit, teleshikuesit e
Tv1 Channel kanё patur mundёsi tё
ndjekin bisedat fetare tё zhvilluara nga
tё ftuar tё ndryshёm, ku pёrveç Myftiut
tё Shkodrёs, ёshtё ftuar edhe ai i
Malёsisё sё Madhe, teologu Edmir Smajlaj,
imami i xhamisё sё Parrucёs, teologu
Naim Drijaj, nёndrejtori i medresesё “Haxhi
Sheh Shamia”, teologu Artur Tagani, si
dhe biseda ekskluzive me muslimanen e re
britanike Hana Wilde.
Ky cikёl emisionesh ёshtё pasuruar edhe
me dy vase nga dijetari i shquar
shkodran, Shejkh Vehbi S. Gavoçi, si dhe
pёrshёndetja e Ramazanit nga dr.
Zekerija Bajrami bёrё nga Myftinia
Shkodёr, me rastin e kёtij Ramazani.
Pjesё e kёtij cikli ka qenё edhe
transmetimi i hytbes sё xhumasё mbajtur
nga Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed
Sytari, nё xhaminё “Ebu Bekёr”, mё 27
gusht 2010.
Me kёtё aktivitet, Myftinia Shkodёr
ёshtё munduar tё jetё sa mё pranё
besimtarёve muslimanё, nёpёrmjet ekranit
tё Tv1 Channel. Kёshillat fetare, pёrgjigjet
e pyetjeve tё ndryshme, tematika e
larmishme dhe interesi i treguar nga
moderatori i kёtij projekti, janё
tiparet dalluese qё e kanё bёrё atё tё
dashur e tё kёrkuar nga teleshikuesit.
All-llahut i lutemi t’i shpёrblejё me tё
mirat e Tij, organizatorёt,
pjesёmarrёsit dhe kontribuesit pёr
mbarёsinё e kёtij projekti tё dobishёm,
qё u bё rrugёtar me agjёruesit nё ditёt
e begata tё kёtij muaji.
V.Mehmeti
|
|