Tё xhumanё e fundit 
										tё kёtij Ramazani (1431), mё 3 shtator 
										2010, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed 
										Sytari, ka zgjedhur ta mbajё nё xhaminё 
										e Kirasit. 
										Para tё pranishёmve tё shumtё, ai ka 
										folur mbi rёndёsinё e devotshmёrisё nё 
										jetё, bazuar nё porosinё e fundit tё 
										profetit Muhammed (a.s). “Meqё ky muaj 
										ёshtё muaj qё nxit devotshmёrinё, mё 
										lejoni t’ju marr pёr dore drejt Medines 
										sё Ndriçuar, gjashtё ditё para se 
										pejgamberi jonё (a.s) tё ndёrronte jetё. 
										Atё ditё, zotёria i bijve tё Ademit 
										kishte vendosur tё linte porositё e 
										fundit pёr mbarё ymetin islam...”- ka 
										thёnё ndёr tё tjera Myftiu.
            
										Gjatё hytbes sё tij ai ka tёrhequr vёmendjen 
										edhe pёr disa risi tё dёmshme tё trashёguara 
										nё shoqёrinё shqiptare, pёr tё cilat ka 
										thёnё se “duhet tё angazhohemi pёr t’i 
										larguar nga hapёsirat tona, si tё dёmshme”.
            
										Nё fund tё hytbes sё tij, Myftiu ka 
										porositur tё pranishmit pёr tё vazhduar 
										rrugёn e pёrkushtimit tё kёtij muaji tё 
										madhnueshёm edhe pas tij. Ai gjithashtu 
										ka shpjeguar edhe pёrcaktimin e 
										sadekatul-fitrit pёr vitin 2010, shuma e 
										tё cilёs ёshtё 250 lekё tё reja pёr çdo 
										person.
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
