Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditёn e sё xhumasё, mё 3 shtator 2010, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka pritur pёrfaqёsuesin e Institutit Shqiptar tё Mendimit dhe Qytetёrimit Islam (AIITC), Tiranё, z. Alban Kodra. Me kёtё rast, AIITC i ka dhuruar Myftinisё Shkodёr disa nga titujt mё tё rёndёsishёm tё botimeve tё saj, si: botimet e fundit tё Kur’anit tё Madhёrishёm nё gjuhёn shqipe, librin e haditheve tё Imam Buhariut, enciklopedinё e jurisprudencёs islame tё autorit Sejjid Sabik, historinё e perandorisё osmane, librin “Kuvendet e ndritshme” e disa tituj tё rёndёsishёm e tё dobishёm pёr lexuesin e interesuar.
           
Gjatё vizitёs ёshtё folur edhe pёr rrugёt e bashkёpunimit tё ndёrsjellёt nё mes tё dy institucioneve, si dhe dobinё e angazhimit pёr tё pasuruar jetёn fetare nё vendin tonё.
           
Nga ana e tij Myftiu i Shkodrёs ka falёnderuar kontributin e AIITC nё pasurimin dhe gjallёrimin e bibliotekёs islame nё gjuhёn shqipe nёpёrmjet botimeve tё shumta e tё shpeshta tё kёtij institucioni.
           
Ndёrkohё, pёrfaqёsuesi i AIITC ka vlerёsuar Myftininё Shkodёr dhe ka shprehur kёnaqёsinё e tij pёr kёtё vizitё, nё kёtё muaj tё begatё tё Ramazanit.             Nё kёtё mёnyrё, biblioteka e Myftinisё Shkodёr pasurohet sёrish me tituj tё rinj e tё rёndёsishёm, tё dobishёm pёr lexuesin.

 

Tituj tё rinj pёr bibliotekёn e Myftinisё Shkodёr-AIITC

Tituj tё rinj pёr bibliotekёn e Myftinisё Shkodёr-AIITC