Ditёn e mёrkure, mё 1
shtator 2010, nё ambientet e njё prej
restoranteve tё qytetit tё Shkodrёs,
kёngёtari i muzikёs popullore Bujar
Qamili, ka shtruar njё iftar pёr jetimё
e njerёz nё nevojё, nё respekt dhe
nderim tё muajit Ramazan dhe mesazheve
tё tij.
Nё kёtё iftar ka qenё i pranishёm edhe
Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, i
cili ka vlerёsuar maksimalisht
shembullin e kёngёtarit tё shquar, duke
vlerёsuar qёllimin e kёtij tubimi dhe
dobitё e kёsaj sofre tё begatё. Nё
lutjen e fillimit tё iftarit, Myftiu ka
theksuar se kёto sofra nxisin
vёllazёrinё e pastёr islame,
solidarizimin me njerёzit nё nevojё,
sikurse janё njё shembull i rёndёsishёm
i angazhimit qytetar pёr tё qenё sa mё
afёr mёsimeve tё fesё dhe udhёzimeve tё
besimit.
Nga ana e tij, organizatori i kёsaj sofre tё iftarit, kёngёtari Bujar Qamili, ka theksuar se besimi nё Zotin Njё dhe dashuria pёr tjetrin spikasin edhe mё shumё nё ditё tё tilla si kёto tё Ramazanit. Ai ka theksuar gjithashtu se kjo ёshtё njё traditё qё duhet pёrqafuar dhe pёrcjellur mё tej ndёr breza.
|
|
|
|