Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditёn e sё dielёs, mё 29 gusht 2010, Myftinia Shkodёr ka organizuar njё aktivitet fetar pёr motrat muslimane, me temё: “Muslimania shqiptare nё pasqyrёn e njё muaji tё begatё”.
               
Aktiviteti, qё ka tёrhequr vёmendjen e shumё besimtareve, ka nisur me kёndimin e njё pjese kur’anore nga hafizja Hatixhe Rupa. Mё pas ёshtё lexuar pёrshёndetja e Myftiut tё Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, nё tё cilёn ka uruar tё pranishmet pёr muajin e begatё tё Ramazanit dhe ka dhёnё disa udhёzime fetare.
               
Nё referatin e saj me temё: “Asja- shembulli i besimtares durimtare”, teologia Ferzet Ndoja ka sjellur nё vёmendje tё tё pranishmeve shembulli e gruas sё Faraonit, besimtares Asja. Ajo, ndonёse njё grua e rrethuar nga miraditё e kёsaj bote, ishte bashkёshorte e njё njeriu tё ashpёr, mizor, skllavёrues ndaj popullit tё tij dhe mbi tё gjitha, femohues. Shembulli i saj ёshtё shembulli i gruas besimtare pёrballё sfidave tё femohimit nё shoqёri.
               
Mё pas ka folur teologia Zamira Bushati, e cila ka referuar: “Kёshilla profetike pёr muslimanet e çdo kohe”. Nё fjalёn e saj, ajo ka pёrmendur shembuj tё ndryshёm nga kёshillat profetike drejtuar muslimaneve, pёr udhёzimin e mendjes, zemres dhe sjelljes sё tyre nё kёtё botё.
               
Ndёrsa teologia Jetmira Kakini ka referuar temёn me titull: “Muslimania- ndihmёtare pёr devotshmёri”, ku ёshtё pёrqendruar te roli i gruas muslimane nё familje e shoqёri. Ajo ka pёrmendur gjithashtu nevojёn e edukimit tё rinisё islame, vajzave tё reja nё veçanti, me frymёn e pёrkushtimit dhe devotshmёrisё nё jetё.               

Ky aktivitet ёshtё ndjekur me vёmendje nga tё pranishmet, qё kanё kaluar njё orё tё kёndshme nё strehёn e begatё tё njё muaji plot mirёsi besimi.