Ditёn e shtunё, mё 28
gusht 2010 (18 Ramazan 1431) u nda nga
jeta nё moshёn 86 vjeçare Haxhi Faik
Zaganjori. Ai ishte njё ndёr themeluesit
e parё tё Bashkёsisё Islame Shqiptare
dhe Myftinisё Shkodёr. Pёr shumё vite ai
ka shёrbyer si imam e hatib nё disa
xhami tё qytetit e tё fshatit, ku ka
dhёnё njё kontribut tё çmuar nё edukimin
e brezave me frymёn e besimit dhe
kulturёs islame.
Haxhi Faik Zaganjori do tё kujtohet edhe
si personi qё kёndoi pёr herё tё parё
ezanin nё ceremoninё e rihapjes sё
xhamisё sё Plumbit, mё 16 nёntor 1990.
Mori pjesё aktive nё aktivitetet e
shumta tё Myftinisё Shkodёr, sidomos nё
kёndimin e Mevludit Sherifё, ku pa
dyshim ishte njёri ndёr zёrat mё tё
dashur pёr besimtarёt dhe frekuentuesit
e xhamive. Do tё mbetet gjatё nё
kujtesёn e besimtarёve muslimanё zёri i
tij kumbues nё kёndimin e lutjes sё
Mevludit, por edhe ilahive tё shumta.
All-llahut i lutemi ta pranojё veprёn e
tij, ta mёshirojё e ta bёjё pjesё nё
mesin e njerёzve tё mirё, nё xhennetet e
Tij. Amin!
Me kёtё rast, Myftinia Shkodёr shpreh
ngushёllimet e saj pёr familjarёt e tij,
besimtarёt dhe mbarё komunitetin
musliman tё zonёs Shkodёr.
Myftinia Shkodër
|
|