E xhumaja e tretё e
kёtij Ramazani nё xhaminё “Ebu Bekr”,
ёshtё falur nga Myftiu i Shkodrёs Imam
Muhamed Sytari. Nё hytben e kёsaj
xhumaje, ai ka folur mbi lidhjet
historike tё muslimanёve me muajin
Ramazan, duke pёrmendur disa nga
ngjarjet mё tё rёndёsishme tё ndodhura
nё kёtё muaj ndёr shekuj.
“Ramazani ёshtё muaji i ngjarjeve tё
rёndёsishme nё historinё e muslimanёve.
Ai ёshtё njё muaj energjik dhe dinamik
pёr muslimanin, nё çdo kohё e çdo vend.
Po tё hedhim sytё nё historinё e kёtyre
14 shekujve, do tё shohim se Ramazani
ёshtё i mbushur me ngjarje tё shumta, qё
vizatojnё nё vetёvete mirёsinё dhe
begatinё e kёsaj feje dhe pasuesve tё
saj. Nё Ramazan nisi shpallja e
Kur’anit, Libri hyjnor i fundit. Nё
Ramazan, Hz. Muhammedi (a.s) u pёrzgjodh
si i dёrguar i fundit i All-llahut. Ai u
dёrgua me mёshirё! Nё Ramazan,
muslimanёt hynё pёr herё tё parё nё
Evropё. Nё Ramazan, muslimanёt triumfuan
nё Bedr, nё Mekkё...”- ka thёnё ndёr tё
tjera Myftiu.
Mё pas ai ka folur edhe pёr realitetin e
hidhur tё nёpёrkёmbjes sё pronave tё
muslimanёve nё vendin tonё gjatё kёtyre
20 viteve. “Sistemi komunist i sekustroi
dhe i tjetёrsoi pronat e muslimanёve
shqiptarё. Bijtё e tyre qё vazhdojnё
rrugёn e nёpёrkёmbjes sё tё drejtave tё
njeriut e besimtarёve, ka 20 vite qё e
bёjnё kёtё gjё nё njё formё tё re dhe
pёr kёtё nuk duhet heshtur!”- ka thёnё
ai.
Hytbeja e mbajtur nga Myftiu Imam
Muhamed Sytari ёshtё regjistruar edhe
nga Tv1 Channel dhe do tё transmetohet
sot, ditёn e xhuma, mё 27 gusht 2010,
para iftarit nё emisionin “Ramazani
midis nesh”.
V.Mehmeti
|
|
|