Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Nё ditёn e 14-tё tё muajit tё madhnueshёm tё Ramazannit 1431, tё martёn mё 24 gusht 2010, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka vijuar vizitat e muajit tё madhёruar tё Ramazanit nё burgun e Shёnkollit, nё Lezhё.
           
Pasi ёshtё interesuar pёr shёndetin dhe kushtet e tё pranishёmve, Myftiu ka kёrkuar nga drejtuesit e kёtij burgu pёrkujdesje maksimale pёr agjёruesit, pёr t’u mundёsuar njё agjёrim sa mё tё lehtё e tё mbarё nё kushtet e jetёs sё burgut.
           
Gjatё takimit tё tij me njё grup tё burgosurish, nё faltoren e kёtij burgu, Myftiu ka folur pёr vlerat e kёtij muaji tё madhnueshёm, prej tё cilave edhe nxitja e shpresёs, durimit dhe optimizmit me besim nё fuqinё e All-llahut tё Madhёruar. Biseda e Myftiut ka vijuar me argumente qё forcojnё zemrёn e besimtarit, sidomos nё kushtet e tё burgosurve tё kёtij burgu.
           
Gjatё kёsaj vizite, Myftiu ka falur edhe njё namaz me xhemat me tё burgosurit e vizituar prej tij. Mё pas, sёbashku ata kanё kёnduar salavate dhe kanё bёrё njё lutje pёr mbarёsinё e kёtij muaji dhe pranimin e agjёrimit tё tij.
           
Me rastin e kёsaj vizite, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka dhuruar edhe disa libra fetarё nё gjuhёn shqipe, pёr bibliotekёn e faltores sё burgut tё Shёnkollit.

Duhet theksuar se kjo ёshtё hera e parё nё 20 vitet e fundit tё demokracisё qё Myftinia Shkodёr ndёrmerr njё iniciativё tё tillё pёr tё takuar tё burgosurit, nё ditёt e muajit tё madhёrueshёm tё Ramazanit.

M.Hoxha

Myftiu i Shkodrёs falet dhe lutet me tё burgosurit e Shёnkollit-24 gusht 2010

Iftari i madh nё sheshin e Parrucёs-21 gusht 2010

Iftari i madh nё sheshin e Parrucёs-21 gusht 2010

Iftari i madh nё sheshin e Parrucёs-21 gusht 2010 

Iftari i madh nё sheshin e Parrucёs-21 gusht 2010