Ditёn e shtunё, mё 21
gusht 2010, nё sheshin e Parrucёs ёshtё
organizuar iftari i madh, me kontributin
e Bashkisё “Bajram Pasha” tё Stambollit.
Me mijёra besimtarё kishin mbushur
sheshin, tё rreshtuar nё tavolinat e
instaluara enkas pёr kёtё sofёr tё
begatё miqёsie e vёllazёrie islame.
Aktiviteti ёshtё pёrshёndetur edhe nga
kryetari i Bashkisё Shkodёr, kёshilltari
i minibashkisё turke, pёrfaqёsuesit e
komunitetit katolik, atij ortodoks,
Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari
dhe prefekti i Shkodrёs.
Iftari i madh ka mbledhur nё sofrёn e
tij edhe pёrfaqёsuesit mё tё lartё tё
pushtetit lokal e atij vendor nё
Shkodёr, si dhe pёrfaqёsuesit e
komuniteteve fetare.
Gjatё kёtij iftari ёshtё organizuar edhe
njё program artistik me pjesёmarrjen e
njё grupi sufist nga Stambolli, tё cilёt
kanё demonstruar para tё pranishёmve kёndime
tё ndryshme tё ilahive e salavateve mbi
tё dёrguarin e All-llahut.
Duhet theksuar se disa orё para fillimit
tё kёtij aktiviteti, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka pritur nё zyrёn e tij pёrfaqёsuesit
e Bashkisё “Bajram Pasha”, me tё cilёt
ka diskutuar rreth rrugёve tё bashkёpunimit
tё mёtejshёm. Njёkohёsisht i ka falёnderuar
ata pёr “Karvanin e Paqes”.
Ky ёshtё viti i 5-tё i organizimit tё kёtij
iftari tё etiketuar nga organizatorёt si:
“Karvani i Paqes”.
|
|
|
|