Nё orёt e para tё ditёs sё diel, mё 16 
										maj 2010, si pasojё e avarive tё 
										energjisё elektrike, ka pёrfunduar e 
										shkrumbuar xhamia e fshatit Mes-Myselim.
										
										Tё parёt qё kanё vёnё re shenjat e 
										flakёs kanё qenё besimtarёt e parё tё 
										ardhur pёr tё falur namazin e sabahut nё 
										ambientet e xhamisё sё fshatit tё tyre. 
										“Pёr 10 minuta krejt tavani ra dhe flaka 
										shpёrtheu gjithandej”- rrёfen njё prej 
										dёshmitarёve okularё tё kёsaj 
										fatkeqёsie. 
										
										Edhe pas ndёrhyrjes sё zjarrfikёsve, 
										flakёt nuk kanё kursyer asgjё nё brendi 
										tё kёsaj xhamie, e cila ёshtё ndёr tё 
										parat e rihapura menjёherё pas xhamisё 
										sё Plumbit, mё 16 nёntor 1990.
										
										Nё vendngjarje ka mbёrritur menjёherё 
										edhe myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed 
										Sytari, i shoqёruar nga imamё e thirrёs 
										islamё, duke ndarё me tё pranishmit 
										shqetёsimin dhe dhembjen e kёsaj 
										fatkeqёsie tё papritur pёr komunitetin 
										musliman tё kёsaj zone. 
										
										Mё vonё, nё orёt e pasdites, ai ka 
										mbledhur nё njё mbledhje tё 
										jashtёzakonshme kёshillin e myftinisё 
										Shkodёr, ku ёshtё diskutuar gjerё e 
										gjatё pёr problemin nё fjalё dhe rrugёt 
										e zgjidhjes sё kёsaj situate tё vёshtirё 
										pёr besimtarёt e fshatit Mes-Myselim.
										
										ME KЁTЁ RAST, MYFTINIA SHKODЁR I BЁN 
										THIRRJE KREJT OPINIONIT MUSLIMAN 
										SHKODRAN, BRENDA VENDIT DHE JASHTЁ TIJ 
										PЁR TЁ KONTRIBUAR EKONOMIKISHT PЁR 
										RINDЁRTIMIN E XHAMISЁ SЁ FSHATIT 
										MES-MYSELIM.
										
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
