Pas aktivitetit fetar
tё zhvilluar ditёn e dielё, mё 15 gusht
2010, nё ambientet e Grand Hotel Europa,
me rastin e dhjetё ditёve tё para tё
Ramazanit, Myftinia Shkodёr ka
organizuar sot, tё shtunёn, mё 21 gusht
2010, nё sallёn e madhe tё konferencave
tё GH Europa, aktivitetin fetar me temё:
“Mesi i tij ёshtё falje…”.
Aktiviteti ka nisur me leximin e disa
ajeteve kur’anore nga teologu Naim
Drijaj, imam i xhamisё Parrucё. Mё pas,
moderatori i kёtij aktiviteti, teologu
Arben Halluni ka ftuar Myftiun e
Shkodrёs Imam Muhamed Sytari pёr tё
mbajtur pёrshёndetjen e kёtij tubimi.
Pas fjalёs sё Myftiut, ai ka ftuar me
radhё referuesit pёr tё mbajtur fjalёt
pёrkatёse.
Nё kёtё aktivitet fetar kanё referuar
teologёt Evans Drishti, Altin Nikshiqi
dhe Bashkim Bajraktari, tё cilёt kanё
shpjeguar para tё pranishёmve konceptet
e faljes e tolerancёs nё Islam, ajetet e
faljes dhe pendimit nё Kur’an,
madhёshtinё e pёrkujtimit tё All-llahut
nёpёrmjet emrave tё Tij tё faljes etj.
Ky tubim fetar me rastin e fillimit tё
dhjetё ditёve tё dyta tё Ramazanit, ditёve
tё faljes, ёshtё pёrshёndetur edhe nga
H. Faik Hoxha, Myfti Nderi i Shkodrёs.
Nё fjalёn e tij ai ka kujtuar edhe disa
momente shumё tё kёndshme nga vaset e
Hafiz Sabri Koçit nё lidhje me temёn e
aktivitetit.
Ilir Dizdari
|
|
|
|
|
|