Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Imam Muhamed Sytari
Myfti i Zonёs Shkodёr
           

Pasdrekёn e ditёs sё xhuma, mё 20 gusht 2010, pata kёnaqёsinё tё pres nё njё vizitё tё veçantё çiftin e ri Bledar Uruçi dhe Hana Wilde (Uruçi), tё cilёt sapo janё kurorёzuar paraditёn e kёsaj dite nё xhaminё e Parrucёs, nga imami i saj, teologu Naim Drijaj.
           
E veçanta e kёsaj pritje ёshtё fakti se Hana Wilde (Uruçi), ka rreth njё vit qё ёshtё udhёzuar nё fenё islame, falё interesimit tё saj pёr historinё e feve nё pёrgjithёsi dhe asaj Islame nё veçanti.

Leximi i Kur’anit e ka mahnitur deri aty sa ka kuptuar se sfida hyjnore drejtuar xhinёve dhe njerёzve pёr tё shpikur a “krijuar” qoftё edhe njё sure a ajet tё ngjashёm me atё tё Kur’anit, nuk mund tё jetё nga dikush tjetёr pёrveçse nga Vetё Zoti i botrave, All-llahu. Dhe nuk ka hezituar tё dёshmojё Njёsinё absolute tё Tij, pёrballё kёsaj sfide hyjnore tё pakapёrcyeshme. 
           
Muslimania e re angleze, ndjehet e sigurtё teksa flet dhe bisedon me njerёzit pёrreth saj. Ajo vazhdon tё studiojё e tё kёrkojё, por pёr diçka ёshtё e bindur; ajo ёshtё njё muslimane qё kёrkon dhe hulumton me kurajo, me dёshirё dhe dashuri atё qё vjen nga shpallja hyjnore, me tё cilёn ka “zёnё miqёsi” dhe jeton nё paqe ...
           
Biseda e jonё, nё momente tё caktuara duket se nuk njeh cak material. Ajo na merr pёr dore nё hapёsira tё pastra hyjnore, ku vullneti i lirё dhe dora mёshiruese e udhёzimit hyjnor, bashkohen nё njё pikё tё vetme, atё tё dorёzimit pa kushte para madhёrisё sё Krijuesit tё gjithёsisё. Para Tij, tё gjithё jemi si njё familje e madhe besimi e adhurimi. Jemi njё ymet! Kёtё pёrshtypje mё dha gjendja shpirtёrore me tё cilёn fliste dhe pёrgjigjej “nusja shkodrane” nga Anglia...
           
Gjatё bisedёs, motёr Hana pёrpiqet tё tregojё me shumё qetёsi rrugёtimin e saj deri nё pragun e dorёzimit... Ajo e ka lexuar Ku’anin dy herё dhe ka kuptuar se mrekullitё shkencore dhe paralajmёrimet e ndryshme qё gjenden nё faqet dhe harfet e tij, janё njё argument mё shumё pёr t’u bindur...
           
Nuk i trembet “megafonёve”, qё buçasin nё tё gjitha drejtimet e horizontit, duke dhёnё alarmin e tё ruajturit nga “feja e frikshme”, “izoluesja e mendjes”, “dhunuesja e tё drejtave tё njeriut”, e sa e sa kakofonira tё ngjashme, qё pёrpiqen tё mbajnё larg udhёzimit hyjnor shoqёri e individё, kudo nё botё! Nuk trembet aspak! Kёrkimet e saj, stdudimet e hulumtimet i kanё krijuar asaj njё imunitet tё padepёrtueshёm! Me shumё qetёsi, ajo pohon se nuk ndjen asnjё shqetёsim nё kthimin e pёrgjigjeve pёr pyetjet e dilemat e atyre qё i posedojnё.
           
Motёr Hana, kёrkon me shumё dёshirё ta perfeksionojё besimin dhe praktikimin e tij. Mё kujton amerikanen Emili Bramlet, e cila nё rininё e saj ndeshet e pёrplaset me ideologji, folozofi e fe tё ndryshme e tё shumta, derisa drita e udhёzimit hyjnor e mban nё prehёrin e begatё tё “fesё sё Muhammedit”. Edhe motёr Hana, si Emili (personazhi kryesor i librit “Besova Zotin tuaj...”, qё e kam pёrkthyer nё shqip, nё 1998), ёshtё ndeshur e pёrplasur shumё nё jetё. Shumё ёshtё ndeshur e pёrplasur, derisa...
           
Sot, motёr Hana, me shumё maturi tё tregon pёr pesё shtyllat e Islamit: “Shahada...” e shtyllat e tjera qё pasojnё shehadetin. Ajo ka njё dёshirё tё madhe tё vazhdojё kёtё rrugё, qё tё shpie drejt pёlqimit tё All-llahut, fitimit tё kёnaqёsisё sё tij. Dёshiron tё lexojё e tё thellohet nё dijet e pafund tё kёsaj feje.
           
Teksa i dhuroj njё libёr mbi parimet e fesё islame, nё gjuhёn angleze, duket qartё dёshira dhe interesi pёr tё shfletuar e pёrvetёsuar dituri besimi, urtёsi feje. Mundohet nё njё farё mёnyre tё reflektojё thirrjen e Librit qё e ka lexuar dy herё: “Dhe thuaj: Zoti im, mё shto mua dituri!”
           
Teksa pёrshёndeteshim, u luta me zemёr pёr motёr Hanёn dhe vёlla Bledarin, qё All-llahu i Madhёruar t’i mbrojё me mirёsinё dhe mёshirёn e Tij tё pakufijshme dhe t’u japё forcё e durim, dashuri e vullnet tё lirё pёr tё jetuar nё harmoni me njeri-tjetrin dhe tё tjerёt pёrreth tyre, si muslimanё tё pёrkushtuar e njerёz ndёrtues me emrin e All-llahut..!           

Motёr Hana, mirё se erdhe nё familjen e madhe islame! Mirё se erdhe, pjesё e ymetit islam!