Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Hytben e dytё tё muajit Ramazan, mё 20 gusht 2010, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari e ka mbajtur nё xhaminё e re tё Medresesё. Nё fjalёn e tij para besimtarёve, Myftiu ka folur pёr faljen dhe pendimin. Nёpёrmjet argumenteve tё shumta nga Kur’ani dhe hadithi, ai ka tёrhequr vёmendjen e tё pranishёmve qё tё mos e humbasin shpresёn dhe besimin e tyre nga falja e All-llahut.
           
“Tё gjithё ne gabojmё dhe kemi momente tё ndryshme nё jetёn tonё, me tё cilat nuk mund tё mburremi para All-llahut, por shpresa nё faljen dhe pendimin para duarve tё Falёsit duhet tё dominojё mbi devijimet dhe pakorrektёsinё tonё para duarve tё Tij.”- ka thёnё ai nё hytben e kёsaj xhumaje.
           
Nё kёtё hytbe tё tij tё parё nё xhaminё e Medresesё, Imam Muhamed Sytari ёshtё lutur edhe pёr mbarёsinё e tё pranishёmve dhe pranimin e lutjeve dhe adhurimeve tё kёtij muaji tё madhnueshёm.
           
I pranishёm nё kёtё xhuma ka qenё edhe Haxhi Faik Hoxha, Myfti Nderi i Shkodrёs.

Kleves Kraja