Paraditёn e sё mёrkures,
mё 18 gusht 2010, Myftiu i Shkodrёs Imam
Muhamed Sytari, ka vizituar
institucionet kryesore fetare e shtetёrore
tё qytetit, me rastin e muajit tё
madhnueshёm tё Ramazanit.
Fillimisht, ai ka vizituar Arqipeshkvinё
e Shkodrёs, ku ёshtё pritur nga
arqipeshkvi metropolit Shkodёr-Pult,
mons. Angjelo Massafra. Nё kёtё takim tё
ngrohtё, Myftiu i ka pёrcjellur
arqipeshkivit tё Shkodrёs mesazhet e
muajit tё madhnueshёm tё Ramazanit.
“Jam sot kёtu pёr tё sjellё para jush
mesazhet hyjnore tё kёtij muaji tё
madhnueshёm, qё karakterizohet nga
harmonia, begatia dhe lutja”- ka thёnё
ndёr tё tjera Myftiu. Me kёtё rast, ai
ka theksuar se: “Kёtё vit, ne
pёrkujtojmё 1400 vjetorin e zbritjes sё
Kur’anit Famёlartё, Librit tё fundit
hyjnor. Me kёtё rast, kam kёnaqёsinё
t’ju dhuroj njё kopje tё Kur’anit,
kuptimet e tё cilit janё pёrkthyer edhe
nё gjuhёn shqipe”.
Biseda ёshtё karakterizuar nga njё frymё
e paqtё miёrkuptimi, dialogu e respekti
tё ndёrsjelltё.
Mё pas, Myftiu ka vijuar vizitёn e tij
nё Famullinё e Shkodrёs, ku ёshtё pritur
nga famullitari i Kishёs Ortodokse, At
Aleksandёr Petani. Nё bisedёn e tij,
Myftiu ka pёrcjellur mesazhet e
harmonisё dhe bashkёjetesёs ndёrfetare,
qё siç ka thёnё: “Reflektohen shumё
qartё nё kёtё Libёr hyjnor, qё filloi tё
zbriste 1400 vite mё parё. Po jua dhuroj
Kur’anin, me shpresёn qё do ta lexoni
dhe do tё gjeni mesazhet e paqes, mirёqenies
e qetёsisё shpirtёrore nё faqet e tij”.
Nga ana e tij, famullitari At Aleksandёr
Petani, ka deklaruar se: “Ju falёnderoj
pёr kёtё dhuratё dhe po ju them se do tё
nis ta lexoj atё qё sot!”
Pas Famullisё, vizita e Myftiut ka
vijuar nё prefekturё, ku ёshtё pritur
nga prefekti i Shkodrёs, z. Maxhid Cungu.
Edhe nё kёtё vizitё, Myftiu ka pёrcjellur
urimet dhe mesazhet e Ramazanit, ku
ёshtё lutur edhe pёr mbarёsinё e krejt
drejtuesve qё punojnё me pёrkushtim pёr
tё mirёn e shoqёrisё shqiptare,
komunitetit. Me rastin e kёsaj vizite,
Myftiu i ka dhuruar prefektit Cungu njё
libёr mbi jetёn e tё dёrguarve tё All-llahut,
duke sqaruar se: “Nё kёtё libёr janё pёrmbledhur
momentet mё interesante nga jeta e njerёzve
mё tё pёrzgjedhur tё Zotit nё tokё.
Shpresoj se me leximin e tij do tё pёrfitoni
nga eksperiencat dhe urtёsia e njerёzve
mё tё mirё tё kёsaj bote.”
Ndёrkohё, vizitёn e fundit pёr kёtё
ditё, Myftiu e ka zhvilluar nё Bashkinё
e Shkodrёs, ku ёshtё pritur nga kryetari
i Bashkisё, z. Lorenc Luka. Gjatё
vizitёs sё pёrzemёrt, janё kёmbyer
urimet pёr muajin e madhnueshёm tё
Ramazanit dhe mesazhet hyjnore qё ai pёrcjell.
Duke i dhuruar Kur’anin me pёrkthimin e
kuptimeve tё tij nё gjuhёn shqipe,
Myftiu i ёshtё drejtuar kryetarit tё
Bashkisё me kёto fjalё: “Ky ёshtё libri
ynё i shenjtё, Kur’ani. Kёtё vit ne
pёrkujtojmё 1400 vjetorin e shpalljes sё
tij. Aty janё profetёt, nёna e Jezusit,
sofra e tij, familja e tij, Musai dhe
historia e tij, krejt tё dёrguarit e
All-llahut. Ju ftoj ta lexoni dhe tё
merrni prej tij mirёsitё e pafund, qё
udhёzojnё drejt mirёsive, paqes e
harmonisё nё kёtё jetё e nё tё pёrtejmen!”
Nga ana e tij, kryetari i Bashkisё, z.
Luka e ka falёnderuar Myftiu pёr
dhuratёn e çmuar dhe ёshtё shprehur se
padyshim nё librat hyjnorё ёshtё shёnuar
krejt e mira e kёsaj bote pёr njeriun
dhe jetёn e tij.
Duhet theksuar se ky ёshtё viti i parё
qё Myftiu i Shkodrёs ndёrmerr kёto
vizita zyrtare me rastin e Muajit tё
madhnueshёm tё Ramazanit. Kёto vizita do
tё vazhdojnё edhe nё institucione tё
tjera tё qytetit tё Shkodrёs nё ditёt
vijuese tё kёtij muaji tё begatё.
V.Mehmeti
|
|
|
|
|
|
|
|