Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Imam Muhamed Sytari
Myfti i Zonёs Shkodёr

Prej mirёsive tё shumta, me tё cilat filloi ky muaj i madhnueshёm kёtё vit, ishte edhe paracaktimi i datёs sё inaugurimit tё xhamisё sё re nё Fshatin e Ri, nё komunёn e Postribёs. E hёnё, mё 16 gusht 2010. Datёlindja e Xhamisё sё Re!

Ditёt e Ramazanit janё ditё tё begata. Kudo nё atmosferёn e tyre mbizotёron shpirti i madh i njё muaji plot mёshirё, falje e bujari hyjnore tё pakufijshme. Pёrshpirtёsia e agjёrimit si njё vello drite, spikat gjithandej nё fytyrat e besimtarёve tё dёvotshёm. E, nё kuadrin e aktiviteteve tё shumta qё zhvillohen nё kuadёr tё kёtij muaji, njeriu pёrjeton momente vёrtetё kulmore, plot emocione e ndjesi nga mё tё veçantat. Ndjesitё e Ramazanit duarplot!
               
Prej mirёsive tё shumta, me tё cilat filloi ky muaj i madhnueshёm kёtё vit, ishte edhe paracaktimi i datёs sё inaugurimit tё xhamisё sё re nё Fshatin e Ri, nё komunёn e Postribёs.

Pёrpara se tё pёrpiqem tё tregoj emocionet dhe atmosferёn e kёtij inaugurimi, mё duhet tё kthehem pak nё retrospektivё. Ato ditё, shёrbeja si hatib nё xhaminё e Tophanёs. Natyrshёm, xhamia mbushej plot me besimtarё qё vinin nga lagje tё ndryshme, por edhe nga fshatrat. Ishte, padyshim mirёsi prej mirёsive tё All-llahut ndaj kёsaj xhamie.
               
Pёr herё tё parё, zotni Islamin (kryekomisionerin e ndёrtimit tё xhamisё nё Fshatin e Ri) e takova pas namazit tё xhumasё. Ai, sёbashku me disa vёllezёr tё tjerё, kishin ardhur nё xhaminё tonё pёr tё kёrkuar ndihmё. Do ndёrtonin njё xhami tё re nё njё fshat tё ri, nё zonёn e Postribёs. Pasi mё tregoi me detaje pёr punёn e bёrё, e mbajti frymёn pёr pak dhe me gjysёm zёrin tha: “Kёtu kemi mbetur... Nuk kemi mё asnjё pёrkrahje!”. Desht Zoti qё edhe xhemati i xhamisё sё Tophanёs tё jepte njё kontribut tё vyer pёr plotёsimin e punimeve nё kёtё xhami tё re...
               
Sot, zotni Islami ishte mё i gёzuar se asnjёherё tjetёr. Ishte, si i thonё, “nё qiell tё shtatё”! Momenti i prerjes sё shiritit ishte emocionues. Tё gjithё shihnin me vёmendje dorёn e Myftiut tё Shkodrёs, qё me gёrshёrё nё dorё afronte momentet e shkeljes sё parё zyrtare nё Xhaminё e Re. Pёr mua ishte njё kёnaqёsi e madhe, pёr tё cilёn falёnderoja All-llahun me zemёr. Po inaguronim njё xhami tё re, nё njё muaj tё madhnueshёm. Nga sot e tutje, edhe xhamia e Fshatit tё Ri do tё hynte nё sixhilin e madh tё ndodhive tё rёndёsishme islame nё historinё e pёrvitshme tё kёtij muaji. S’kishte si tё shkonte mё mirё!
               
Nё ceremoninё e inaugurimit merrte pjesё edhe kryetari i Komunёs Postribё, z. Faz Shabaj. Me shumё dashamirёsi uroi hapjen e xhamisё sё re, duke shfaqur gёzimin e tij pёr inaugurimin e kёsaj vatre tё edukimit fetar e moral nё kёtё zonё tё komunёs sё tij.
               
Nё xhami, njerёzit qёndronin grupe-grupe. Disa bёnin me shenjё nga minberi, disa tё tjerё nga mafili i grave. Disa komentonin punimet dhe pastёrtinё e tyre, disa pajisjen e xhamisё me orenditё e nevojshme pёr kryerjen normale tё riteve fetare nё tё. Nё mes tyre dukej edhe imami i ri i kёsaj xhamie, teologu Ruzhdi Plangaj. Edhe ai ishte i gёzuar e i lumtur qё inaugurimi i kёsaj xhamie pёrkonte me pёrfundimin e tij tё studimeve teologjike nё Medinen e Ndriçuar. Nga sot, ai dhe Xhamia e re do tё nisnin sёbashku njё rrugёtim tё ri, nё udhёn e gjatё tё udhёzimit hyjnor, drejt besimit, virtyteve, moralit e pёrkushtimit nё jetё.
               
Disa minuta para namazit tё mesditёs, nisa tё flas rreth vlerave dhe dobive tё kёtij muaji tё madhnueshёm dhe raportet e shpirtit tё tij me njeriun dhe shoqёrinё. Ajetet, hadithet e ngjarjet e ndryshme nga historia islame na morёn pёr dore drejt xhenneteve, lumenjve, profetёve e njerёzve tё mirё tё kёsaj bote. Dёshiruam me zemёr qё njё ditё, edhe ne, siç ishim tё tubuar nё kёtё xhami tё re, tё mblidheshim sёbashku nё vendet e mёshirёs dhe bujarisё sё pakufijshme hyjnore...
               
Pas namazit tё mesditёs me xhemat, pёrqafimet dhe shtrёngimet e pёrzemёrta tё duarve ishin tablloja qё ulte siparin e kёsaj dite tё madhnueshme, nё kёtё shtёpi tё re prej shtёpive ku adhurohet Njё Zot i Vetёm, All-llahu Mёshirёplot..!
               
E gёzofshim Xhaminё e Re!

 

Fshati i Ri, nё atmosferёn e Xhamisё sё Re...16 gusht 2010

Fshati i Ri, nё atmosferёn e Xhamisё sё Re...16 gusht 2010 

 Fshati i Ri, nё atmosferёn e Xhamisё sё Re...16 gusht 2010

Fshati i Ri, nё atmosferёn e Xhamisё sё Re...16 gusht 2010 

Fshati i Ri, nё atmosferёn e Xhamisё sё Re...16 gusht 2010 

Fshati i Ri, nё atmosferёn e Xhamisё sё Re...16 gusht 2010