Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Myftinia Shkodër njofton të gjithë besimtarët muslimanë
se ka filluar këndimi i plotë i Kur’anit (Hatmeja Sherife),
çdo ditë pas namazit të iqindisë, në xhaminë e Parrucës.

Vlera e këndimit të Kur’anit në traditën e të parëve muslimanë:

1.      “Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e All-llahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë!”[1]

2.      “Lexojeni Kur’anin, sepse ai do të vijë ndërmjetës në ditën e gjykimit për lexuesit e tij”[2]
 
3.      Imam Ebu Hanife, për të cilin transmetohet se: “e dinte Kur’anin përmendësh dhe e bënte hatme 30 herë në muaj”!
 
4.      Sikurse transmetohet për të edhe se: “bënte hatme Kur’anin brenda tre ditëve me netët e tyre…”[3].

5.      Sufjan Theuriu, për të cilin thuhet se: “kur hynte Ramazani i linte adhurimet e tjera (suplementare) dhe angazhohej me leximin e Kur’anit”[4].
 
6.      Malik ibni Enes, imami i ditur i hadithit, për të cilin transmetohet se: “Kur hynte Ramazani largohej nga përsëritja e hadithit dhe takimet me njerëzit e dijes drejt këndimit në Mus’haf”.[5]
 
7.      Për dijetarin e shquar damasken, Ibni Asakir (499-571)[6], i biri, muhadithi Behaudin el-Kasim, thoshte se ai: “e bënte hatme Kur’anin një herë në javë, ndërsa kur vinte Ramazani e bënte për çdo ditë...”.[7]
 
8.      Ndërsa për dijetarin e famshëm, Imam Kisaiun (ndërroi jetë në vitin 189 h.), njërin ndër shtatë dijetarët mbi transmetimet e të cilëve argumentohet këndimi i saktë  i Kur’anit, thuhet se këndonte tërë Kur’anin në një ndenjë të vetme![8] Etj.

Mirë se të vini në mexhlisin e Fjalës së All-llahut!

 
 


[1] Sureja Fatir, 29.
[2] Muslimi, nga Ebu Umame.
[3] Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi, “Ebu Hanife Nu’man - imamul-eimmetil-fukaha”, botimi i VI- të, Damask, 1999, fq. 83.  
[4] Shejkh Zaid Nadir Hariri, “Ganaimus-salihine”, Damask, 2008, fq. 42.
[5] Po aty, fq. 42.
[6] Autor i veprës madhështore: “Historia e Damaskut”, në 80 vëllime.
[7] Abdulfettah Ebu Gudda, “Kimetuz-zemen indel-ulema”, botimi i dhjetë, Bejrut, 2002, fq. 96.
[8] Abdurrahim Mardini, “El-meusuatul-islamijje”, Damask, 2001-2002, fq. 237.