Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Të xhumanë, më 29 qershor 2012, nga minberi i xhamisë së Parrucës, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka vazhduar të flasë mbi mundimet dhe lëndimet me të cilat u përball i dërguari i All-llahut, Muhammedi (a.s), në vitin e 10-të të dërgesës së tij profetike.
           
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka bërë disa krahasime në mes realiteteve të Mekës, në atë vit të vështirë për Thirrjen Islame, dhe realiteteve shqiptare, me të cilat përballet çdo ditë muslimani. Myftiu ka kërkuar që muslimanët shqiptarë të marrin shembull nga durimi, besimi dhe qëndrueshmëria e Resulull-llahit (a.s) përballë femohimit dhe modelit të tij në shoqëri. Ai ka nxitur muslimanët që të mos jetojnë në heshtje, të mos kenë frikë dhe të mos ngurrojnë për ta deklaruar haptas fenë e tyre dhe moralin e saj.  

Myftiu ka theksuar se shembujt e mundimeve dhe lëndimeve në jetën e hz. Muhammedit (a.s), duhet të jenë një thirrje shprese për secilin musliman që ndjehet inferior në shoqëri, në familje, në punën e tij, në shkollë e universitet. Ai ka thënë, se besimi dhe qëndrimi i të dërguarit të All-llahut, është një shtysë më tepër për muslimanet që të mos ngurrojnë për të mbajtur hixhab, për të dëshmuar nderin në vend të imoralitetit dhe degradimit moral drejt të cilit tërhiqet ditë pas dite shoqëria shqiptare, në emër të integrimit evropian dhe thirrjeve të tjera shterpë që në thelb kanë zhveshjen nga morali dhe identiteti islam!           

Në hytben e dytë të kësaj xhumaje, Myftiu ka përmendur edhe terrorin, vrasjet barbare dhe kryqëzatën greke, me të cilën u përballën vëllezërit tanë muslimanë në zonën e Çamërisë. “Është heshtur dhe nuk është folur për terrorin ndaj çamëve, sepse ata ishin muslimanë! Është heshtur dhe është fshehur dhembja, vuajtja, persekutimi dhe mundimet mbi çamët, sepse ata ishin besimtarë dhe muslimanë të betuar! Prandaj, është detyrë e secilit prej nesh që mos ta harrojmë Çamërinë dhe ato mijëra nëna, baballarë, djem e vajza që u vranë, si dhe të gjithë ata që u dëbuan dhe arritën të shpëtojnë nga një agresion pervers i një fqinji të pabesë dhe zemërlig! Ju ftoj që pas namazit të xhumasë, të lutemi sëbashku dhe të falim xhenazen e atyre mijëra vëllezër e motra muslimanë çamë, të cilët janë një plagë e rëndë në ndërgjegjen e kombit shqiptar!”- ka thënë ndër të tjera Myftiu.

 

Myftiu: “Mos ta harrojmë lutjen për shpirtrat e vëllezërve tanë çamë!” - 29 qershor 2012

Myftiu: “Mos ta harrojmë lutjen për shpirtrat e vëllezërve tanë çamë!” - 29 qershor 2012 

Myftiu: “Mos ta harrojmë lutjen për shpirtrat e vëllezërve tanë çamë!” - 29 qershor 2012