Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së martës, më 19 qershor 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbledhur në një takim pune imamët teologë të qytetit, me të cilët ka diskutuar disa çështje që i paraprijnë organizimeve të muajit Ramazan.
           
Gjatë këtij takimi është folur për organizimin e një trajnimi fetar për xhematet e Shkodrës në prag të Ramazanit. Qëllimi i këtij trajnimi është njohja e xhemateve me botën e agjërimit, mësimi dhe përsëritja e çështjeve të shumta që lidhen me të.
           
Në këtë takim është folur edhe për predikimet e imamëve në xhami dhe nevojën për ta fokusuar atë në disa pika të caktuara që lidhen me jetën dhe moralin e njerëzve, sjelljen në xhami dhe jashtë saj, si dhe evitimin e predikimit të temave që mund të keqkuptohen a mund të nxisin përçarje, nxitje të intolerancës e mungesës së harmonisë brenda familjes së madhe islame.
           
Imamët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me shumë prej pikave të diskutuara dhe kanë rënë dakord për përgatitjen e një botimi special në lidhje me vlerat e agjërimit dhe çfarë lidhet me botën e tij, nga Kur’ani, Tradita profetike dhe historia islame.           

Është rënë dakord që kjo tryezë të rimblidhet sërish javën e ardhshme, në vazhdën e përmbushjes së objektivave dhe diskutimeve ndërtuese mbi temat e takimit.

 

Imamët teologë të qytetit, takim pune në Myftini - 19 qershor 2012

Imamët teologë të qytetit, takim pune në Myftini - 19 qershor 2012 

Imamët teologë të qytetit, takim pune në Myftini - 19 qershor 2012