Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së xhumasë, më 15 qershor 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka pritur në një takim të përzemërt z. Rexhep Kirpat, përfaqësues i minibashkisë “Bajram Pasha” të Stambollit.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë bashkërendimi i zhvillimit të programit të përvitshëm që organizon kjo minibashki  e binjakëzuar me Bashkinë e Shkodrës, me rastin e muajit të begatë të Ramazanit në qytetin e Shkodrës.

Fillimisht Myftiu ka falënderuar kontributin e komunitetit të minibashkisë “Bajram Pasha”, për zhvillimin e iftarit të madh në qendër të Shkodrës, shoqëruar me elementë të folklorit dhe kulturës osmane dhe turke. Myftiu ka theksuar se dy popujt tanë janë lidhur me kohë dhe tashmë janë krijuar kushtet e volitshme për rritjen e bashkëpunimeve me qëllim ringjalljen e traditave të përbashkëta fetare dhe kulturore.

Nga ana e tij, z. Rexhep Kirpat, ka vlerësuar bashkëpunimin me Myftininë e Shkodrës dhe ka konfirmuar vullnetin e drejtuesve të minibashkisë “Bajram Pasha” të Stambollit për vijimin e programit të përvitshëm, me rastin e muajit të Ramazanit në Shkodër.

Më pas biseda ka vazhduar në lidhje me detajet e programit të përbashkët që do të zhvillohet në ditët e muajit Ramazan të këtij viti në Shkodër.

 

Myftiu pret përfaqësuesin e minibashkisë “Bajram Pasha” të Stambollit - 15 qershor 2012

Myftiu pret përfaqësuesin e minibashkisë “Bajram Pasha” të Stambollit - 15 qershor 2012