Pasditën e së enjtes,
më 14 qershor 2012, në ambientet e
xhamisë së Parrucës, Myftinia Shkodër ka
organizuar një tribunë fetare me rastin
e përkujtimit të Natës së Madhe të
Israsë dhe të Miraxhit.
Aktiviteti ka nisur me këndimin e një
pjese nga ajetet e Kur’anit, nga imami i
xhamisë Parrucë, teologu Durim Kasemi.
Më pas teologu Arben Halluni ka
prezantuar qëllimin e këtij organizimi
duke theksuar se Nata e Madhe e Israsë
dhe e Miraxhit është një datë e shënuar
për mbarë muslimanët.
Ndërkohë,
në fjalën e tij Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari, ka vënë në dukje se
Israja dhe Miraxhi është një thirrje e
përhershme për çdo musliman, për t’u
zgjuar nga hutimi dhe për të qenë prijës
në shoqërinë ku jeton. Ai ka thënë se: “kushdo
që përkujton Isranë dhe Miraxhin, duhet
të ndjehet krenar për profetin e tij.
Muslimanët duhet ta mbajnë kokën lart
sepse profeti i tyre është Muhammedi
(a.s), më i dashuri i Zotit të
gjithësisë!”.
Aktiviteti ka
vijuar me fjalën e rastit nga teologu
Idmir Plaku, imam i xhamisë “Ebu Bekër”.
Gjatë saj, ai ka shpjeguar rëndësinë që
ka përkujtimi i kësaj nate, ndodhitë e
së cilës janë përjetësuar edhe në
Kur’an. Imami, ka bërë thirrje që kjo
natë të zgjojë dashurinë dhe respektin
më të madh për All-llahun dhe të
dërguarin e Tij, në zemrat e besimtarëve.
Më pas, janë kënduar salavate me
xhemat, në shenjë respekti dhe dashurie
për të dërguarin e All-llahut, Hz.
Muhammedin (a.s).
Për të dytin
vit radhazi, Myftinia Shkodër ka
zhvilluar edhe përzgjedhjen e 10 imamëve
më të mirë të vitit. Këtë vit janë
vlerësuar imamët:
1.
Ademir Xama, xhamia Bahçallek
2.
Altin Nikshiqi, xhamia Mes-Myselim
3.
Asllan Babaj, xhamia Mjedë
4.
Idmir Plaku, xhamia “Ebu Bekër”
5.
Ilir Dizdari, xhamia Bardhej
6.
Mithat Myftija, xhamia e Plumbit
7.
Ruzhdi Plangaj, xhamia Fshati i Ri
8.
Smajl Braqi, xhamia Domën
9.
Vehbi Dani, xhamia Muriqan
10.
Ylber Rupa, xhamia Zogaj
Gjatë
përshëndetjes së tyre, imamët kanë
shprehur mirënjohjen e tyre për
Myftininë Shkodër dhe vlerësimin që i
bëhet. Ata kanë falënderuar xhematet
përkatëse për angazhimin e sinqertë dhe
punën vëllazërore në shërbim të
interesave të Thirrjes Islame.
Me
shumë emocione, të pranishmit kanë
ndjekur këtë ceremoni vlerësimi dhe janë
përshëndetur me imamët e nderuar, duke i
uruar mbarësi dhe suksese të mëtejshme.
Kronika e aktivitetit në televizion:
|
|
|
|
|
|
|
|