Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nё kuadёr tё aktiviteteve qё po zhvillon Myftinia Shkodёr gjatё Muajit tё Ramazanit, ёshtё edhe cikli i emisioneve fetare, “Ramazani midis nesh”. Nё kёtё cikёl emisionesh ёshtё planifikuar tё paraqiten biseda fetare nё studio, aktivitete islame, si dhe njё cikёl kёshillash fetare nga Hoxha i nderuar, dijetari i madh islam shkodran, H. Vehbi Sulejman Gavoçi.
           
Nё bisedёn e parё fetare nё studio, nё ditёn e parё tё Ramazanit 1431/2010, ka qenё Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari. Ai i ёshtё pёrgjigjur pyetjeve tё moderatorit dhe pёrgjegjёsit tё kёtij emisioni, teologut Arben Halluni, nё lidhje me çёshtje tё ndryshme qё lidhen me muajin e begatё tё Kur’anit.
           
Ky cikёl emisionesh do tё transmetohet tre herё nё javё, tё mёrkuren, tё xhumanё dhe tё dielёn, rreth njё orё para ezanit tё akshamit, i cili transmetohet nё kohё reale çdo ditё prej ditёve tё Ramazanit nё Tv1 Channel.
           
Ky cikёl emisionesh zhvillohet nё kuadrin e bashkёpunimit tё frutshёm tё Myftinisё Shkodёr me Tv1 Channel.

M.Hoxha