Paraditën e së enjtes,
më 7 qershor 2012, Myftiu i Shkodrës
Imam Muhamed Sytari ka inspektuar nga
afër punimet që po zhvillohen për
rregullimin dhe rehabilitimin e plotë të
zonës përreth gjurmëve të xhamisë së
vjetër të Qafës.
I shoqëruar edhe nga pjesëtar të
stafit të Myftinisë Shkodër, Myftiu ka
vëzhguar nga afër punimet që po bëhen
për rehabilitimin e plotë të kësaj zone.
Myftiu është njoftuar se shumë shpejt
përfundon faza e parë e punimeve brenda
kuadratit të xhamisë së vjetër, fazë e
cila pasohet nga sistemimi i lulishtes
dhe ambienteve të tjera plotësuese të
projektit.
Ditë pas dite, punimet po nxjerrin
përherë e më shumë në pah bukurinë dhe
gjurmët islame të kësaj zone historike
të qytetit të Shkodrës.
Herë pas
here, Myftinia Shkodër ka ngritur zërin
për neglizhencën zyrtare ndaj kësaj
zone, që frekuentohet shumë edhe nga
turistë të huaj. Mjerisht, fare pak
është bërë për infrastrukturën e kësaj
zone. Megjithatë, Myftinia Shkodër ka
lobuar dhe vazhdon të ngrejë zërin e saj
për të tërhequr vëmendjen e pushtetit
lokal dhe vendor ndaj vlerave të mëdha
historike dhe kombëtare që lidhen me
identitetin e Shkodrës dhe në veçanti të
kësaj zone, dikur bajrak i parë i
Shkodrës.
|
|
|