Paraditen e së
mërkurës, më 6 qershor 2012, Myftiu i
Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur
në një takim pune Atasheun turk Z.
Shaban Ishlek. Qëllimi i këtij takimi ka
qenë çështja e ndërtimit të xhamisë së
re në fshatin Barbullush.
Disa muaj më parë, z. Ishlek i ka
dorëzuar Myftiut të Shkodrës projektin
për xhaminë e re që Myftinia e
Iskenderunit në Turqi ka planifikuar të
ndërtojë në fshatin Barbullush në kuadër
të bashkëpunimit dhe binjakëzimit me
Myftininë e Shkodrës.
Tashmë, ditë pas dite po plotësohen
të gjitha kushtet për ndërtimin e kësaj
xhamie të re të shumëpritur, jo vetëm
për besimtarët e fshatit Barbullush, por
për krejt komunitetin. Siç dihet,
ndërtesa aktuale e xhamisë në fshatin
Barbullush është amortizuar dhe është në
një gjendje shumë të keqe. Herë pas here
besimtarët janë ankuar për këtë fakt dhe
Myftinia Shkodër është interesuar për të
ndërtuar një xhami të re.
Gjatë takimit është diskutuar
për procedurat që do të ndiqen për
realizimin e plotë të këtij projekti që
ka një vlerë shumë të madhe në kuadër të
rehabilitimit dhe pasurimit të
infrastrukturës së objekteve të kultit
islam në Shkodër.
|
|
|