Paraditën e së martës,
më 5 qershor 2012, Drejtori i
Vakf-Investimeve në Komunitetin Mysliman
të Shqipërisë, z. Uran Kalej, ka
zhvilluar një takim pune në Myftininë
Shkodër.
Fillimisht në zyrën e
Myftiut, ai ka kërkuar të njihet me
gjendjen aktuale të disa prej vakëfeve
të rëndësishme të Myftinisë Shkodër. Më
pas, i shoqëruar edhe nga Myftiu,
menaxheri i pronave dhe administratori i
Myftinisë, z. Kalej ka inspektuar në
terren disa prej këtyre vakëfeve, si në
Bahçallek, te Ura e Bunës dhe në Zogaj.
Gjatë këtyre inspektimeve, është
njohur edhe me përpjekjet e Myftinisë
Shkodër për të kthyer në vend të drejtat
e saj në këto vakëfe, si dhe disa
projekte të përgatitura për shfrytëzimin
e tyre sa më efikas. Në këtë kontekst,
është diskutuar edhe për projektin e
ardhur në Myftininë e Shkodrës për
ndërtimin e një xhamie të re te vakëfi,
bri urës së vjetër të Bunës, si një
domosdoshmëri për ringjalljen e gjurmëve
të vjetra të xhamive në Shkodër dhe si
një përgjigje për nevojat e banorëve
muslimanë të kësaj zone.
Nga ana
e tij, Drejtori i Vakf-Investimeve ka
theksuar se këto vakëfe duhen
shfrytëzuar maksimalisht dhe duhen
gjetur mënyra për të tërhequr investime,
në shërbim të zhvillimit të tyre. Ai ka
dhënë edhe disa mendime dhe ide të vyera
për mënyrat e zhvillimit të disa prej
vakëfeve në Shkodër.
|
|
|
|
|