Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Pasdrekën e së dielës, më 3 qershor 2012, Imamët dhe Këshilli i Myftinisë Shkodër janë mbledhur në një drekë vëllazërore, të shtruar në një prej ambienteve piktoreske bri lumit Drin.
           
Pas faljes së namazit të mesditës në xhaminë e Parrucës, imamët dhe këshilltarët e Myftinisë Shkodër janë tubuar duke kaluar një drekë vëllazërore, të mbushur me biseda të ngrohta, ilahi, këshilla fetare dhe lutje të sinqerta.
           
Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka theksuar se kjo drekë është një moment relaksimi dhe një mundësi për të kaluar sëbashku një kohë të mbushur me begati dhe harmoni vëllazërore. Ai ka falënderuar kontributin e madh që po japin imamët e Shkodrës për të mbajtur ritmin e zhvillimeve të Thirrjes Islame në qytet dhe në fshat. Myftiu ka theksuar se harmonia e besimit, thirrjet për dije, moral dhe kulturë, që burojnë nga të gjitha xhamitë e Shkodrës, janë argumenti më i mirë i punës serioze që zhvillojnë imamët në misionin e tyre. Njëkohësisht ka vlerësuar se takime të tilla i shërbejnë rritjes së frymës së harmonisë dhe shërbimit të sinqertë në rrugën e lartësimit të thirrjes së teuhidit në vendin tonë.           

I pranishëm në këtë drekë ka qenë edhe drejtori i Vakf-Investimeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Uran Kalej, që ka shprehur kënaqësinë e këtij tubimi dhe dobitë e kësaj dreke vëllazërore me imamët dhe këshilltarët e Myftinisë Shkodër.

Imamët dhe Këshilli i Myftinisë Shkodër në një drekë vëllazërore - 3 qershor 2012