Paraditën e së enjtes,
më 31 maj 2012, Myftinia Shkodër ka
nisur punimet për rrethimin e territorit
vakëf përreth xhamisë së fshatit Dragoç.
I pranishëm në këtë ceremoni ka
qenë edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed
Sytari, i shoqëruar nga imami i xhamisë,
z. Shkëlqim Sykja dhe pjesëtarë të
stafit të Myftinisë Shkodër.
Fillimisht Myftiu ka falënderuar
angazhimin e imamit dhe kërkesën e
vazhdueshme të këshillit të xhamisë
Dragoç për të realizuar rrethimin e
pronës së vakëfit përreth xhamisë, që
është zaptuar nga institucione dhe
individë, në mënyrë flagrante. Ai ka
falënderuar edhe të gjithë ata që i kanë
dhuruar xhamisë tokë nga toka e tyre,
duke u bërë një shembull përkushtimi dhe
bamirësie edhe për të tjerët.
Në momentin e hedhjes së gurit
të themeleve, Myftiu është lutur për
mbarësinë e kësaj pune dhe realizimin e
saj me sukses. Njëkohësisht ka theksuar
se Myftinia Shkodër është e vendosur të
çojë në vend të drejtën e saj dhe
kthimin e çdo vakëfi të sekuestruar
padrejtësisht nga shteti në vitin 1967,
a individë të papërgjegjshëm, pas viteve
’90.
|
|
|
|
|