Paraditën e së martës,
më 29 maj 2012, Imam Muhamed Sytari ka
pritur në një takim të përzemërt Myftiun
e Tropojës, z. Eduart Demiraj.
Pasi është interesuar për gjendjen e
Myftinisë Tropojë dhe aktivitetin e saj,
Myftiu i Zonës Shkodër Imam Muhamed
Sytari, ka dhënë disa mendime për
shtimin e aktivitetit fetar dhe
bashkëpunimin e Myftinisë Tropojë me
Myftininë e Zonës Shkodër, në kuadër të
zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve
ndërmjet dy myftinive dhe përhapjes së
vlerave islame në trojet shqiptare.
Gjatë këtij takimi, është rënë
dakord se duhen shtuar takimet dhe
konsultimet e ndërsjellta në shërbim të
qëllimeve të larta të Thirrjes Islame.
Është vendosur që në kuadër të
aktiviteteve të larmishme që zhvillon
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në
territorin e vendit, të shtohet mundësia
e aktiviteteve të përbashkëta fetare dhe
kulturore, në Shkodër dhe në Tropojë.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu i
Tropojës ka vizituar edhe xhaminë e
Plumbit dhe gjurmët e vjetra përreth saj,
Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, si dhe
disa xhami të tjera të qytetit.
|
|