Paraditën e së hënës, 
										më 28 maj 2012, Myftinia Shkodër ka 
										organizuar ceremoninë e hedhjes së 
										themeleve për ndërtimin e xhamisë së re 
										në fshatin Kuç. I pranishëm në këtë 
										ceremoni, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed 
										Sytari ka vlerësuar rëndësinë e 
										ndërtimit të kësaj xhamie të re në një 
										tokë të dhuruar për hir të All-llahut.
										
Ndër të tjera, Myftiu ka 
										theksuar: “Është një kënaqësi e madhe të 
										jemi sëbashku sot, në këtë tokë, të 
										cilën baballarët tuaj ia falën Zotit dhe 
										Zoti e begatoi këtë vend për nijetin e 
										tyre. Nijeti i tyre, shpirti i tyre 
										besimtar është sirri i kësaj mbarësie që 
										na dha Zoti për të ardhur sot, për të 
										hedhur themelet e xhamisë së re. Prandaj 
										kujtoni baballarët tuaj dhe merrni nga 
										shembulli i tyre. Shembulli i tyre është 
										besimi, përkushtimi, devotshmëria, 
										ruajtja dhe dashuria në rrugë të All-llahut”.
           
										
Më pas, të shoqëruar edhe nga 
										tekbiret, Myftiu, imamët, kryeplaku i 
										fshatit dhe besimtarët kanë kryer 
										hedhjen e gurëve dhe lopatat e para në 
										themelet e xhamisë së re. 
           
										
Me shumë emocion, një i moshuar i 
										fshatit, 85 vjeçari Sheuqet Brahja, ka 
										shprehur gëzimin e tij për këtë moment 
										duke thënë: “A ka gëzim më të madh për 
										ne, katundi i Kuçit? All-llahu ekber!” 
										dhe nëpërmjet tekbireve dhe lotëve të 
										gëzimit ka bërë thirrje: “E gëzofshi o 
										rinia e Kuçit, se unë nuk e di a e pres 
										a nuk e pres xhaminë e re”. 
           
										
Hedhja e themeleve për xhaminë e re 
										ka qenë një sihariq i madh për krejt 
										banorët e këtij fshati dhe një lajm i 
										gëzueshëm, atmosfera e të cilit është 
										përhapur gjithandej.           
										
Xhamia e re e Kuçit do të 
										ngrihet mbi të njëjtin truall ku 
										ekzistonte xhamia e vjetër e këtij 
										fshati, e amortizuar dhe e e dalë jashtë 
										përdorimi nga vjetërsia dhe përmbytjet e 
										dy viteve të fundit.
| 
										
												 | 
| 
										
												 | 
| 
										
												 
 | 
| 
										
												 | 
