Paraditën e së enjtes,
më 24 maj 2012, Myftiu i Shkodrës ka
zhvilluar nja takim me një grup imamësh,
prijës të xhamive: “Ebu Bekër”, e
Plumbit, Zogaj, Bardhej, Shtoj i Vjetër,
Ajasëm, Bahçallek, Boks, Fshati i Ri,
Vukatanë dhe Milan, me të cilët ka
diskutuar rreth aktiviteteve dhe
zhvillimeve të reja në xhamitë dhe
rrethet besimtare përkatëse.
Myftiu ka falënderuar angazhimin dhe
kontributin që këta imamë po japin në
rrugën e forcimit të besimit dhe
përhapjes së tij në zonat përkatëse.
Myftiu ka vënë në dukje rëndësinë që ka
ruajtja e besimit dhe përhapja e tij me
të gjitha mundësitë në shoqërinë
shqiptare, e cila përballet sot me sfida
nga më të ndryshmet. Myftiu ka theksuar
se në rrugën e besimit dhe përhapjes së
vlerave islame, do të bëhet çdo gjë e
mundshme dhe e duhur, aq më shumë kur
muslimanët e Shkodrës dhe të mbarë
Shqipërisë janë pjesë autoktone dhe
themel i kësaj shoqërie.
Gjatë këtij takimi janë dhënë edhe
udhëzime për shfrytëzimin e tre muajve
të mirë për të rritur aktivitetin fetar
dhe thirrjen e njerëzve drejt dyerve të
All-llahut dhe mëshirës së Tij. Myftiu
ka kërkuar nga imamët në takim,
përgatitjen për të pritur një muaj
Ramazan të mbushur me aktivitete dhe
zhvillime pozitive në shërbim të
nevojave shpirtërore dhe materiale të
besimtarëve.
Më pas, imamët kanë diskutuar dhe
debatuar rreth temave të ndryshme, për
të cilat kanë shfaqur shqetësimin dhe
interesimin e tyre, duke marrë edhe
përgjigjet dhe zgjidhjet konkrete, në
një frymë harmonie dhe komunikimi
vëllazëror.
Gjatë kësaj periudhe të parë të
muajit Rexheb, i pari i tre muajve të
mirë, Myftiu ka planifikuar të zhvillojë
takime më të shpeshta periodike me imamë
të zonave dhe xhamive të ndryshme të
Shkodrës, në funksion të
mirëadministrimit të vlerave të Thirrjes
Islame dhe përhapjes së tyre me urtësi
dhe maturi në shoqëri.
|
|
|
|