Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Dita e parё e Ramazanit tё sivjetshёm, ka mbёrritur me begatitё dhe mirёsitё e saj edhe nё Shkodёr. Paraditёn e sё mёrkures, mё 11 gusht 2010, nё ambientet e Qendrёs Islame “Daut Boriçi”, pranё xhamisё sё Perashit, ёshtё bёrё shpёrndarja e qindra pakove me ushqime, nё ndihmё tё familjeve nё nevojё, jetimёve etj.
           
I pranishёm nё fillimin e kёtij aktiviteti bamirёs, para medias vizive, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka deklaruar: “Jam i lumtur qё fillimi i kёtij muaji tё madhnueshёm po sjell me vete mirёsi dhe pёrkrahje pёr shumё familje nё nevojё nё qytetin e Shkodrёs. Falёnderoj pёrzemёrsiht pёrkrahjen e Fondacionit “Islamic Relief”, si dhe drejtuesin e saj nё vendin tonё, z. Muhammed El-Waei pёr pёrkrahjen e madhe qё ka dhёnё dhe vazhdon tё japё nё Shkodёr”.
           
Nga ana e tij edhe z. El-Waei ka shprehur gёzimin e tij pёr kёtё mundёsi tё dhёnё pёr tё ndihmuar qindra familje shkodrane, me jetimё, tё varfёr, tё sёmurё e njerёz nё nevojё.
           
Ky aktivitet ёshtё pёrcjellur edhe nga mediat vizive lokale dhe ka patur njё jehonё vlerёsuese nё qytetin e Shkodrёs.

V.Mehmeti

 

Myftinia Shkodёr dhe “Islamic Relief” pranё njerёzve nё nevojё-11 gusht 2010

Myftinia Shkodёr dhe “Islamic Relief” pranё njerёzve nё nevojё-11 gusht 2010