Paraditën e së martës,
më 22 maj 2012, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka inspektuar fillimin e
punimeve që po bëhen për ndërtimin e
xhamisë së re në fshatin Kuç, Komuna
Guri i Zi.
Gjatë këtij inspektimi, Myftiu
shoqërohej edhe nga menaxheri i pronave
të Myftinisë Shkodër, z. Blendi Alushi,
administratori z. Kleves Kraja, si dhe
përfaqësuesit e ndërtuesit.
Fillimisht është bërë saktësimi i
drejtimit të kibles dhe matjet e para të
territorit, ku do të ndërtohet xhamia e
re e këtij fshati. Xhamia e re do të
ngrihet mbi xhaminë aktuale, e cila
rrezikonte të shembej nga dy përmbytjet
e fundit.
Ndërtimi i xhamisë së re në fshatin
Kuç ka qenë një domosdoshmëri, duke
marrë parasysh amortizimin e madh të
xhamisë aktuale. Lajmi i ndërtimit të
xhamisë së re ka qenë një sihariq i madh
për besimtarët muslimanë të kësaj zone,
sidomos për më të moshuarit që janë
lutur vazhdimisht që të kenë një xhami
të re në fshatin e tyre.
Janë dhënë disa orientime në terren
në lidhje me ndërtimin e një pjese
mbrojtëse për xhaminë e re nga
përmbytjet e mundshme, aq më shumë që
akoma nuk është ndërtuar asnjë
argjinaturë mbrojtëse për këtë fshat që
rrezikohet shumë nga fryrjet e lumenjve
dhe shirat e rrëmbyeshëm.
Vlen të përmendet se me gjithë
dëmet e mëdha të përmbytjeve, që
shkaktuan rrezikun e shembjes së kësaj
xhamie, Myftinia Shkodër nuk është
dëmshpërblyer akoma. Rreziku i
përmbytjes së këtij fshati dhe i fshatit
Vukatanë është akoma i pranishëm me
devijimet e lumenjve Kir dhe Drin, si
dhe me mos ndërtimin e argjinaturave
mbrojtëse për këtë zonë.
|
|
|
|
|