Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Me ftesë të Myftiut të Shkodrës Imam Muhamed Sytari, mbrëmjen e së enjtes, më 17 maj 2012, është organizuar një darkë familjare për drejtuesit fetarë të Myftinisë Shkodër dhe Kishës Ortodokse. Në këtë darkë të shtruar nga Myftiu dhe zonja e tij, ishin të ftuar edhe At Aleksandër Petani me zonjën Petani, At Nikolla Petani me zonjën Petani dhe teologu Arben Halluni me zonjën Halluni.
           
Në një prononcim për mediat e pranishme, At Aleksandër Petani, pasi ka falënderuar Myftiun për këtë ftesë, ka vlerësuar se familja është e shenjtë dhe se duhet të kthehemi nga vlerësimi dhe ruajtja e familjes dhe vlerave të saj të përmendura në librat e shenjtë. Ai ka theksuar se prej mirësive të Zotit ndaj njeriut është se e ka krijuar në çift dhe e ka udhëzuar drejt krijimit të familjes.
           
Ndërkohë Myftiu Imam Muhamed Sytari, ka theksuar se kjo është një darkë familjare, ku drejtuesit fetarë të Shkodrës mblidhen së bashku me familjet e tyre, për të dhënë jo vetëm mesazhet e harmonisë fetare, por edhe të harmonisë familjare. Myftiu ka thënë se shqiptarët duhet të kthehen nga mesazhet hyjnore që nxisin marrëdhëniet e shëndetshme familjare dhe ruajtjen e harmonisë dhe besimit në familje.           

Më pas, drejtuesit fetarë dhe familjet e tyre kanë kaluar një darkë të qetë, të mbushur me biseda të dobishme rreth vlerave të familjes, komunitetit dhe mundësive të gjetjes së formave të ndryshme për shtimin e aktiviteteve fetare që forcojnë frymën e harmonisë dhe vlerave të familjes në komunitet.

Muslimanët dhe ortodoksët: “Të forcojmë familjen dhe vlerat e saj!” - 17 maj 2012