Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditën e së enjtes, më 17 maj 2012, stafi i Myftinisë Shkodër ka zhvilluar një inspektim të punimeve, në prag të përfundimit të abdeshanes së xhamisë në fshatin Milan-Rrasek, të komunës Postribë.
           
Myftiu, i shoqëruar edhe nga menaxheri i pronave dhe administratori i Myftinisë, kanë parë nga afër punimet dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre për disa ndërhyrje të domosdoshme në këtë objekt të ri.
           
Gjatë këtij inspektimi është diskutuar edhe për mundësitë e ndërtimit të minares së kësaj xhamie të re, e ndërtuar mbi truallin e dhuruar nga besimtari Sait Milani.

Xhamia e fshatit Milan-Rrasek është ndërtuar mbi një kodër dhe në një periudhë shumë të shkurtër do të ketë edhe abdeshanen e saj, që do të shërbejë si një ambient shtesë dhe i domosdoshëm për besimtarët frekuentues të kësaj xhamie, sidomos për udhëtarët e shumtë që e frekuentojnë atë.            

Me këtë rast, Myftinia Shkodër fton biznesmenët, bamirësit dhe besimtarët që të kontribuojnë për nisjen e punimeve për ndërtimin e minares së kësaj xhamie.

Në prag të përfundimit abdeshania e re e xhamisë në Milan-Rrasek - 17 maj 2012