Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e mërkure, më 16 maj 2012, Myftiu Imam Muhamed Sytari, në shoqëri të stafit të Myftinisë Shkodër, ka zhvilluar një inspektim në xhaminë e re të fshatit Bërdicë e Sipërme, që pritet të inaugurohet pas disa ditësh.
           
Myftiu ka parë nga afër rezultatin e punimeve në këtë xhami të re, të punuar me shumë përkushtim dhe me cilësi të lartë. Me këtë rast, Myftiu ka dhënë sugjerimet e tij për rregullimin e disa detajeve të vogla në brendësi të objektit dhe ka shprehur kënaqësinë e tij që pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh, xhamia e re e fshatit Bërdicë e Sipërme është në prag të përfundimit dhe inaugurimit të saj.
           
Më pas, në një bashkëbisedim të ngrohtë me pjesëtarët e këshillit të xhamisë dhe disa besimtarë të moshuar, Myftiu ka theksuar se kjo xhami është një shenjë e besimit dhe e përkushtimit të bijve të kësaj zone, që janë interesuar vazhdimisht për të pasur këtë xhami të bukur e komode, që shohim sot. Ka theksuar se me inaugurimin e xhamisë së re, shtohet edhe përgjegjësia për afrimin e të rinjve dhe njohjen e tyre me mësimet e fesë islame dhe kulturën e besimit.

Edhe anëtarët e këshillit të xhamisë Bërdicë e Sipërme kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Myftininë Shkodër dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për të arritur në këtë ditë të bukur e të ëndërruar prej tyre.           

Është rënë dakort që inaugurimi i kësaj xhamie të jetë në një ditë të afërt, që besimtarët të gëzojnë dhe të kryejnë adhurimet e tyre në xhaminë e re të fshatit.

 

Xhamia e re e fshatit Bërdicë e Sipërme, në prag të inaugurimit - 16 maj 2012

Xhamia e re e fshatit Bërdicë e Sipërme, në prag të inaugurimit - 16 maj 2012

Xhamia e re e fshatit Bërdicë e Sipërme, në prag të inaugurimit - 16 maj 2012

 

Xhamia e re e fshatit Bërdicë e Sipërme, në prag të inaugurimit - 16 maj 2012