Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së hënës, më 14 maj 2012, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe nga menaxheri i pronave, z. Blendi Alushi dhe administratori, z. Kleves Kraja, ka zhvilluar një inspektim për të parë prej afër ecurinë e punimeve për rehabilitimin e zonës, ku ditë më parë u zbuluan rrënojat dhe themelet e vjetra të xhamisë së Qafës dhe prag-përfundimin e xhamisë së re në fshatin Mes-Myselim.
           
Fillimisht në zonën e Qafës, Myftiu, i shoqëruar nga stafi i tij, ka parë nga afër rezultatet e punës së deritanishme, që janë përqendruar në krijimin e mureve mbrojtëse përreth zonës ku janë gjetur themelet e xhamisë së vjetër të Qafës. Myftiu, ka kërkuar që këto punime të vazhdojnë me ritme më të larta, në mënyrë që kjo zonë të rehabilitohet dhe të bëhet e vizitueshme sa më parë. Ai ka dhënë edhe disa udhëzime në terren, në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kësaj trashëgimie të çmueshme islame në Shkodër.
           
Më pas, Myftiu ka inspektuar nga afër situatën e punimeve për ndërtimin e xhamisë së re në fshatin Mes-Myselim. Të shoqëruar edhe nga imami i xhamisë, teologu Altin Nikshiqi, Myftiu dhe stafi i tij, kanë parë nga afër realizimin e pjesës dërrmuese të projektit për xhaminë e re.            

Vlen të theksohet se xhamia e vjetër e Mes-Myselimit përfundoi e djegur në maj të vitit 2010. Nga ato ditë dhe deri më sot, Myftinia Shkodër është angazhuar për ndërtimin e xhamisë së re, të përshtatshme për nevojat e besimtarëve dhe rininë muslimane të kësaj zone.

 

Myftinia, inspektime të ndërtimeve të reja në vakëfet e saj - 14 maj 2012

Myftinia, inspektime të ndërtimeve të reja në vakëfet e saj - 14 maj 2012

Myftinia, inspektime të ndërtimeve të reja në vakëfet e saj - 14 maj 2012

Myftinia, inspektime të ndërtimeve të reja në vakëfet e saj - 14 maj 2012