Paraditën e së
mërkurës, më 9 maj 2012, Myftiu Imam
Muhamed Sytari ka diskutuar me disa prej
imamëve të Shkodrës rreth aktivitetit të
xhamive, rregullit, disiplinës dhe
angazhimit maksimal për të ruajtur
frymën e harmonisë dhe vëllazërisë në
ambientet besimtare.
Myftiu ka kërkuar nga imamët
angazhim serioz për të mbajtur të gjallë
frymën e përkushtimit dhe të vlerave
islame në mesin e xhemateve të Shkodrës.
Gjatë fjalës së tij, ka theksuar
shembullin e disa xhamive, që spikasin
për organizimin, pastërtinë, rregullin
dhe harmoninë në mes të besimtarëve. Ai
ka kërkuar që këto xhami të bëhen
shembull dhe ka falënderuar imamët e
tyre për angazhimin dhe përkujdesjen në
këtë drejtim.
Është diskutuar edhe për shtimin e
cilësisë së aktiviteteve në xhamitë e
Shkodrës, sidomos në këtë periudhë të
tre muajve të mirë, ku vlerësohen
adhurimet shtesë, leximet e Kur’anit,
istigfaret, lutjet etj.
Ndërkohë imamët kanë rënë dakord
se duhet rritur angazhimi për të ruajtur
harmoninë dhe vlerat e vëllazërisë
islame në xhametet e Shkodrës, si dhe
fryma e bashkëpunimit sistematik dhe me
përkushtim në shërbim të vlerave që
përçon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
në shoqërinë shqiptare.
|
|
|