Ditёn e hёnё, mё 9
gusht 2010, nё fshatin Melgushё ёshtё
inauguruar xhamia e rikonstruktuar. Ka
qenё Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed
Sytari, ai qё ka prerё shiritin e kёtij
inaugurimi, i shoqёruar edhe nga pёrfaqёsuesi
i shoqatёs “Istanbul”, z. Arif Qerozi
dhe besimtarё tё shumtё tё pranishёm.
Nё kёtё aktivitet merrnin pjesё imamё tё
xhamive tё ndryshem tё qytetit e fshatit,
teologё e thirrёs islamё, besimtarё e
besimtare, tё rinj e tё reja tё zonёs
Bushat, tё cilёt kishin ardhur pёr tё
marrё pjesё nё kёtё ceremoni tё shumёpritur.
Nё fjalёn e tij para tё pranishёmve,
Myftiu i Shkodrёs ka falёnderuar
kontributin e donatorёve turqё, tё cilёt
bёnё tё mundur plotёsimin e kёsaj faze
shumё tё rёndёsishme pёr meremetimin dhe
rikonstruksionin e xhamisё sё fshatit
Melgushё. Ndёr tё tjera, Myftiu ka falёnderuar
kontributin e shoqatёs “Istanbul” dhe
dijetarit tё shquar Osman Nuri Topbash,
pёr pёrkrahjen e madhe qё i kanё dhёnё
Myftinisё Shkodёr dhe Thirrjes Islame nё
qytetin e Shkodrёs. Ai e ka konsideruar
kёtё ditё si njё ditё feste, jo vetёm
pёr muslimanёt e Melgushёs, por pёr
krejt Myftininё e Shkodrёs.
Pas faljes sё namazit tё mesditёs, tё
pranishmit kanё ndejkur edhe njё program
tё shkurtёr mё ilahi, salavate e pjesё
mevludi tё kёnduara nga grupi i ilahive
tё Myftinisё Shkodёr.
Jehona e kёsaj ngjarje tё shёnuar pёr
besimtarёt muslimanё tё Melgushёs ёshtё
pasqyruar edhe nga media vizive lokale.
Ilir Dizdari
|
|
|