Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

(Mbresa nga konferenca: “Pishtari profetik ndriçon rrugën e njerëzimit”,
organizuar nga revistat prestigjioze islame: “Yeni Ümit” dhe “Hira”,
në 5-6 maj 2012, në qytetin Gaziantep të Turqisë)

Imam Muhamed Sytari
      Myfti i Zonës Shkodër 

Këtë shkrim kam dëshirë ta titulloj me këtë hadith, që dhuron kurajo, forcë besimi dhe shpresë për një të ardhme përherë e më të mirë për njeriun, cilindo njeri, dhe që sfidon çdo kohë dhe çdo realitet, sado frenues dhe i hirtë që të jetë!
           
Në të vërtetë, përtej realiteteve në të cilat jetojmë dhe bëhemi personazhe kalimtarë, ekziston një shpirt i madh dëshmitar i këtij hadithi, të cilin e dëshmojmë dhe e veprojmë brenda rutinave të përditshme të jetës sonë. Kur, për një moment ndalemi, për të hequr pluhurin e rutinës dhe për të parë me syrin e besimit, ndjejmë madhështinë e dëshmisë së para 14 shekujve, e cila përherë e më shumë jehon duke e zbukuruar jetën tonë. Është dëshmia e ATIJ, që nuk flet nga vetja e tij: “Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!”
           
U nisa t’i rreshtoj këto fjalë, pas eksperiencës pozitive të kaluar në konferencën ndërkombëtare: “Pishtari profetik ndriçon rrugën e njerëzimit”, organizuar nga revistat prestigjioze islame: “Yeni Ümit” dhe “Hira”, në 5-6 maj 2012, në qytetin Gaziantep të Turqisë.
           
Eksperiencë pozitive, duke u nisur edhe nga fakti i pjesëmarrjes së një numri të madh dijetarësh dhe studiuesish nga 60 vende të botës, të cilët me kontributet e tyre të njohura, me prezencën dhe misionin e tyre plot sukses, dëshmuan në heshtje se kjo fé e pastër islame “do të mbërrijë, aty ku ka mbërritur nata dhe dita”!
           
Për dy ditë me radhë, Gaziantep u bë dëshmitar i unitetit, harmonisë dhe bashkëpunimit të frytshëm të një pjese të rëndësishme të elitës botërore të dijetarëve, studiuesve, intelektualëve dhe thirrësve të afirmuar islamë nga çdo cep i botës.
           
Ishin momente të bekuara, teksa drejtuesit fetarë të komuniteteve muslimane të botës, takoheshin, këmbenin mendime, ide, ftesa bashkëpunimi dhe lutje të ndërsjellta për njëri-tjetrin. Ishin padyshim momente të paqta, teksa myftilerët, imamët, prijësit shpirtërorë dhe drejtuesit fetarë muslimanë, qanin hallet, rrëfenin eksperiencat, dëgjonin me vëmendje dhe flisnin me seriozitet për një qëllim, për një dëshmi, për shpirtin e një fjale që jehon më shumë se kurrë: “Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!”
           
Për mua, pjesëmarrja në një takim të tillë ndërkombëtar ishte një mundësi më shumë për t’i thënë vëllezërve të shumtë nga cepat e kësaj bote se edhe në Shkodër e Shqipëri punohet me përkushtim për këtë dëshmi të shenjtë dhe shpirtin e saj. Ishte një mundësi më shumë për të përcjellur realitetet e Thirrjes Islame në vendin tim, për të bërë krahasime e për të marrë nga bashkëbiseduesit, ashtu siç dhe ta bënin! Ishte një mundësi më shumë, për t’i bërë me dije vëllezërve të mi nga mbarë bota se edhe në Shqipëri, vendi i shkelur nga i bekuari me dëshmi nga Resulull-llahi (a.s), Sulltan Muhammed Fatihi, thirrja e ezanit zbukuron jetën dhe pastron pluhurin e injorancës, padrejtësisë, ekstremizmit, intolerancës dhe devijimeve intelektuale e shpirtërore!
           
Gjatë qëndrimit në Gaziantep, ishte një kënaqësi e madhe të takohem me Myftiun e Egjiptit, Dr. Ali Xhuma, me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Prof. dr. Mehmet Gormez, me Myftiun e Mbretërisë së Jordanisë, Dr. Abdulkerim El-Khasavina, me Presidentin e Qendrës Islame për Paqe dhe Spiritualitet në New Delhi të Indisë, Mevlana Vahidudin Khan, me drejtuesin e “Jamia Naeemia” në Punjab të Pakistanit, Dr. Muhammed Ragib Husejn, me Presidentin e Unionit Vëllazëror për Solidaritet Islam në Burkina Faso, Shejkh Abdulaziz Ouedraogo, me zv/Presidentin e Unionit Islam të Republikës së Beninit, Boukary Lemanou Idrissou, me përfaqësuesin e Fakultetit të Studimeve Islame në Sarajevë, Dr. Ahmet Alibashiç etj.
           
Ishte një vlerë më shumë për të gjithë të pranishmit, dëgjimi me vëmendje i mesazhit plot urtësi e dashuri besimi nga dijetari i shquar dhe edukatori i afirmuar i botës islame, Fethullah Gylen, nëpërmjet të cilit rrezatonte dritë shprese dhe shpirt optimizmi për një të ardhme garante të botës që rrugëton ditë pas dite drejt prehjes së saj në fjalën e Resulull-llahit (a.s): “Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!”.
           
Ishin ditë plot rreze shprese, harmoni besimi dhe mbi të gjitha të mbushura me dritën e Resulull-llahit (a.s), fjala e të cilit vazhdon të na inspirojë drejt së mirës, paqes, harmonisë dhe vlerave universale që i japin garanci njeriut për një jetë me dinjtet, në një tokë që na përket të gjithëve dhe që na është lënë amanet nga Krijuesi i saj.

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!”…


Shkodër, më 8 maj 2012

 

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012 

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012

“Do të mbërrijë kjo fé, aty ku ka mbërritur nata dhe dita!” - Turqi, 5-6 maj 2012