Paraditën e së
xhumasë, më 20 prill 2012, ka mbërritur
në Shkodër biznesmeni i mirënjohur nga
Arabia Saudite, z. Zamil Ez-Zamil, i
shoqëruar nga dr. Abdurr-rrahman
Ez-Zamil, z. Nasir Ez-Zamil dhe
ambasadori i Shqipërisë në Arabinë
Saudite, z. Admirim Banaj.
Fillimisht, përfaqësuesit e familjes
Ez-Zamil kanë zhvilluar një vizitë të
përzemërt në Myftininë e Shkodrës, ku
janë pritur nga Myftiu Imam Muhamed
Sytari.
Gjatë këtij takimi,
Myftiu ka falënderuar familjen Ez-Zamil
për kontributin e madh që ka dhënë në
rimëkëmbjen e Thirrjes Islame në Shkodër,
me ndërtimin e xhamisë “Ebu Bekër”, 17
vite më parë. Myftiu ka theksuar se kjo
është një ditë e shënuar për Myftininë
Shkodër, pasi vizita e pjestarëve të
familjes Ez-Zamil, na kujton atë dhuratë
të paharruar për Shkodrën dhe krejt
Komunitetin Mysliman të Shqipërisë,
xhaminë e madhe të Shkodrës.
Myftiu i ka njohur vizitorët me disa
nga projektet e Myftinisë Shkodër dhe ka
theksuar se shtimi i ambasadave arabe në
Shqipëri është një sihariq i madh dhe
një mundësi më shumë për të tërhequr
vëmendjen e vëllezërve tanë drejt
Shkodrës dhe zhvillimi të mëtejshëm të
projekteve për ndërtimin e saj.
Në shenjë mirënjohje, Myftiu i ka
dhuruar vëllezërve Ez-Zamil një panoramë
të Shkodrës, në qendër të së cilës
ndodhen dy xhamitë kryesore, si një
dëshmi e besimit dhe harmonisë së tij.
Më pas, miqtë e shtrenjtë nga Arabia
Saudite kanë falur namazin e xhumasë në
xhaminë “Ebu Bekër”, ku kanë dëgjuar
edhe hytben e Myftiut. Gjatë saj, ai ka
theksuar se të gjithë muslimanët e
Shkodrës duhet t’i jenë mirënjohës
familjes Ez-Zamil, që të udhëzuar nga
Zoti i gjithësisë vendosën ta zbukuronin
Shkodrën me nusen e xhamive të saj, duke
mundësuar këtë realitet që e dëshmojmë
të gjithë.
Pas namazit të xhumasë, vëllezërit
Ez-Zamil, të shoqëruar edhe nga Myftiu,
kanë bërë një vizitë në zyrën e
Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Lorenc
Luka, me të cilin kanë zhvilluar një
bashkëbisedim të ngrohtë dhe kanë
këmbyer dhuratat e rastit.
Për nder të miqve, Myftiu ka shtruar
një drekë vëllazërore.
Vizita e vëllezërve Ez-Zamil, ka
përfunduar te Xhamia e Plumbit, ku kanë
parë nga afër situatën e saj dhe gjurmët
e xhamisë së Qafës.
|
|
|
|
|
|