“Ajo që kam parë sot
është një pasuri e madhe për Shqipërinë,
e cila duhet ruajtur dhe duhet
rehabilituar sa më parë”- kanë qenë disa
nga vlerësimet e ambasadorit të Kuvajtit
Najjeb A. Al-Bader, të bëra sot, më 19
prill 2012, gjatë vizitës në Xhaminë e
Plumbit.
I shoqëruar edhe nga
Myftiu Imam Muhamed Sytari, ambasadori
Al-Bader ka vizituar nga afër ambientet
e xhamisë së Plumbit, sikurse ka
vëzhguar një pjesë të punimeve për
zbardhjen e plotë të themeleve dhe
gjurmëve të xhamisë së Qafës.
Myftiu i ka bërë një rezume të
historikut të kësaj zone historike, të
mbushur me gjurmë të shumta të
trashëgimisë islame. Ambasadori ka
kërkuar nga Myftinia që të angazhohet
maksimalisht që kjo zonë të klasifikohet
si zonë e mbrojtur nga UNESCO, pasi, siç
ka theksuar, ajo përbën një pasuri të
madhe dhe një peisazh të mrekullueshëm
që të tërheq vëmendjen e çdo vizitori.
Ambasadori Al-Bader, ka hyrë edhe në
brendësi të objektit të Xhamisë së
Plumbit, ku ka shprehur befasinë e tij
sesi një objekt kaq i rëndësishëm i
trashëgimisë kulturore dhe fetare të një
vendi, të lihet pas dore në këtë mënyrë.
Z. Al-Bader ka shprehur se ai do të
jetë i gatshëm për të ndjekur
maksimalisht çdo përpjekje pozitive për
rehabilitimin e plotë të kësaj xhamie
dhe zonës përreth.
|
|
|
|
|
|