Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e mërkure, më 18 prill 2012, Imam Muhamed Sytari ka pritur në një vizitë të përzemërt ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, z. Najeeb A. Al-Bader.
           
Gjatë vizitës ambasadori Al-Bader ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë të parë në qytetin e Shkodrës dhe në Myftininë e saj. Ambasadori kuvajtian ka theksuar se një ndër veçoritë e para me të cilat është ndeshur në vizitën e tij të parë në Shkodër, është zëri i bukur i ezanit nga minaret e xhamive të Shkodrës dhe fryma e besimit dhe e harmonisë fetare në qytet.
           
Nga ana e tij, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, pasi ka falënderuar ambasadorin e Kuvajtit, Shkëlqesinë e Tij z. Najeeb A. Al-Bader për vizitën, ka theksuar se qyteti i Shkodrës e ka në genin e tij bukurinë e ezanit dhe harmoninë e besimit, si një trashëgimi autentike e mësimeve të pastra të Kur’anit dhe traditave të hz. Muhammedit (a.s), që u dërgua mëshirë për mbarë botrat.
           
Myftiu ka falënderuar shtetin e Kuvajtit për forcimin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, duke e konsideruar këtë fakt si një pasuri e çmuar e lidhjeve që vendi ynë ka me vende të tjera.
           
Më pas bisedat janë përqendruar te mënyrat e bashkëpunimit dhe thellimit të tij në shërbim të zhvillimit të projekteve të ndryshme sociale, kulturore e fetare në Shkodër dhe në zonën që përfaqëson Myftinia e Shkodrës.
           
Myftiu e ka njohur ambasadorin e Kuvajtit me një historik të shkurtër të jetës fetare në Shkodër dhe rolin e dijetarëve muslimanë të saj në rritjen e vetëdijes fetare dhe kombëtare në shoqëri.
           
Me shumë kënaqësi dhe emocion, ambasadori Al-Bader ka parë nga afër disa nga librat dhe gjurmët e vjetra të disa prej hoxhallarëve të Shkodrës, duke shprehur respektin dhe vlerësimet e tij për këto gjurmë të shtrenjta që i ka cilësuar si një thesar të çmuar për Shkodrën.
           
Për shkak të axhendës së ngjeshur, ambasadori i Kuvajtit e ka mirëpritur ftesën e Myftiut të Shkodrës për të vizituar së bashku Xhaminë e Plumbit, për të cilën ka shprehur dëshirën e tij edhe më parë.
           
Në këtë takim në Myftininë e Shkodrës, ambasadori i Kuvajtit shoqërohej edhe nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, av. Bardhyl Lohja.

 

Ambasadori i Kuvajtit, vizitë në Myftininë e Shkodrës - 18 prill 2012

Ambasadori i Kuvajtit, vizitë në Myftininë e Shkodrës - 18 prill 2012

Ambasadori i Kuvajtit, vizitë në Myftininë e Shkodrës - 18 prill 2012

Ambasadori i Kuvajtit, vizitë në Myftininë e Shkodrës - 18 prill 2012

Ambasadori i Kuvajtit, vizitë në Myftininë e Shkodrës - 18 prill 2012